• Kontakt
Tuesday, May 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritet tatimi mbi të ardhurat për 24 mijë të dypunësuar, Tatimet shpjegojnë arsyet

13:24 : 18/11/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Drejtoresha e tatimeve, Delina Ibrahimaj ka shpjeguar sot në një dalje për mediat, arsyen se pse u vendos që individët që kanë më shumë sesa një pagë, në fillim të vitit pasardhës do të duhet të deklarojnë të ardhurat dhe të llogarisin tatimin si mbi një pagë të vetme për vitin paraardhës, edhe nëse kanë të ardhura nën 2 mln lekë në vit.

Dypunësimi ishte një burim shmangie, tha ajo dhe kjo nuk është e drejtë. Janë 24 mijë individë, ndër të cilët inxhinierë arkitektë, shefa guzhine, etj të cilët kanë bërë shmangie fiskale me qëllim që të deklaronin më pak tatim mbi të ardhurat. Pjesa më e madhe e këtyre individëve janë me paga të larta dhe si rrjedhojë ata i kap tatimi prej 23% për pagat 9e bashkuara) mbi 150 mijë lekë.

Deklarata e tyre do të jetë më e thjeshtuar tha Ibrahimaj. Ajo shtoi se ky është një rregullim politike dhe jo një politikë e re, ndërsa nuk ka një efekt fiskal të parashikuar.

“Nga verifikimet e bëra në sistem rezulton se aktualisht janë rreth 24 mijë individë qe janë te dy apo trepunesuar ne punedhenes te ndryshem. Keto individe jane te profesioneve te cilet realisht mirepaguhen ne tregun e punes, si inxhinier, arkitekte, ekonomiste, mesues, pedagoge, konsulente, guzhiniere. Ne shume raste ata jane individe te cilet kane pozicione drejtuese ne kompanite ku jane te punesuar, si drejtore ekzekutive, drejtore shitjesh, administratore te kompanive, etj”, tha Irahimaj.

Ndryshimi ligjor

Lexo edhe:

I çau ballin financierit/ Arrestohet ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës, përndiqte pasuesin

Vorë/ Drejtoresha zgjedh fituesin e tenderit, komisioni i ofertave nën presion: Do e firmosni!

Me një ndryshim në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, Ministria e Financave parashikon që individët që janë të punësuar në më shumë se një punëmarrës do të bëjnë deklarimin vjetor të të ardhurave, edhe nëse ai nuk i kalojnë 2 milionë lekët në vit. Ky ligj hyn në fuqi në 1 janar.

Më herët, detyrimin për të bërë deklarimin vjetor e kishin vetëm individët që kishin të ardhura prej më shumë se 2 milionë lekësh.

Ndryshimi përcakton që të gjithë individët, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëmarrës, “deklarojnë në deklaratën e tyre vjetore të të ardhurave, në një shumë të vetme, të gjitha të ardhurat e siguruara nga punësimi, llogarisin shumën totale të detyrimit tatimor mbi pagat, zbresin kur është rasti, tatimin e mbajtur në burim nga punëdhënësi dhe përcaktojnë shumën e detyrimit tatimor që duhet të paguajnë për buxhetin e shtetit”. Ndryshimi pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Kjo do të ndryshojë tërësisht mënyrën sesi llogaritet tatimi mbi pagat e tyre, duke bërë që individët të përfitojnë vetë një herë nga përjashtimi për të ardhurat deri në 30 mijë lekë, ndërsa nëse shuma e dy pagave të tyre i kalon 150 mijë lekët, do të tatohen për shtesën me 23%.

Si rritet automatikisht tatimi për të dypunësuarit

Një individ që ka dy paga mujore nga 50 mijë lekë, aktualisht paguan në vit si tatim mbi të ardhurat 62,400 lekë në total (për të dy pagat, llogaritet vetëm 13% e shumës mbi 30 mijë lekë). Në fillim të vitit të ardhshëm të vitit, kur të bëhet deklarimi i të ardhurave dhe rillogaritja, ai do të duhet të paguajë shtesë në total edhe 46,800 lekë (pasi tatimi do të llogaritet mbi një pagë të vetme prej 100 mijë lekësh dhe do të rezultonte në total 109,200 lekë për gjithë vitin). Shuma e paguar do të rritet në këtë rast me 42% (shiko tabelën 1).

Në rast se individi ka dy paga që i kalojnë 150 mijë lekë në muaj, tatimi që ata do të paguajnë do të jetë edhe më i lartë, pasi pjesa mbi 150 mijë lekë do të tatohet me 23%. Psh, një individ me dy paga nga 90 dhe 80 mijë lekë në muaj (170 mijë lekë në total), aktualisht paguan 171.6 mijë lekë tatim në vit. Me deklarimin e të ardhurave, tatimi total do të rezultojë 242.4 mijë lekë, ose 78,800 lekë më shumë. Shuma totale që duhet paguar është 30% më e lartë, sesa kur deklaronte dy rroga veç e veç (shiko tabelën 2).

Prej mëse dy vitesh, kjo mënyrë deklarimi dhe rillogaritje kryhej për ata individë që ishin të dypunësuar, por të ardhurat e tyre e kalonin kufirin e 2 milionë lekëve në vit, ose mbi 167 mijë lekë në muaj.

Në total, në vend ka 35 mijë të dypunësuar, nga të cilët 24 mijë nuk i deklarojnë të ardhurat ndërsa pjesa tjetër i deklaron tashmë. /Monitor/

Etiketa: 24 mije te dypunësuardrejtoreshaTatime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I çau ballin financierit/ Arrestohet ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës, përndiqte pasuesin

21:13 : 23/04/2025
AKTUALITET

Vorë/ Drejtoresha zgjedh fituesin e tenderit, komisioni i ofertave nën presion: Do e firmosni!

20:54 : 27/03/2025
AKTUALITET

“Nuk më del rroga e drejtorit të TVSH”, OJQ-ja e Iris Luarasit, 300 mijë USD në vit nga USAID

12:21 : 09/03/2025
AKTUALITET

100 mln lekë për kondicionimin e zyrës, Liri Qoshi pranon korrupsionin në komisionin e tenderit

17:54 : 08/03/2025
AKTUALITET

“Do t’ua pi gjakun, s’ka lindur ai bir k*rve të më heqë”/ Fjalori banal i Irini Shehut para shkarkimit

09:40 : 15/02/2025
AKTUALITET

Dhunoi shefin e Financës, shkarkohet drejtoresha e spitalit të Dibrës/ Ja kush e zëvendëson

15:57 : 14/02/2025
Para

Krahasimi/ "Elisa dhe vajza që e vështron, njëra buzët me pështymë dhe tjetra me buzëkuq mbi 50 euro"

TË GJITHA

Pas largimit të Modric, zbulohet se kush do e mbajë numrin 10 te Reali

19:12 : 27/05/2025

Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80% të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

18:58 : 27/05/2025

SKY ECC çmonton organizatën shqiptaro-italiane, 14 të arrestuar

18:49 : 27/05/2025

Igli Tare takohet me Ibrahimovic, darka e drejtuesve të Milanit zgjati katër orë

18:47 : 27/05/2025

Mbrojtësi largohet nga Napoli, Real Betis “pasuron” kampionët e Italisë

18:30 : 27/05/2025

Brazil/ 35-vjeçari mbyt ish të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:30 : 27/05/2025

“Putin po luan me zjarrin”/ Paralajmërimi i Trump: Nëse nuk do të isha unë president…

18:23 : 27/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com