• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryeprokurori i ri/ Skenari “politik” i KLP për të renditur Arta Markun në krye të listës

20:00 : 13/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pas përfundimit të seancave formale dëgjimore, tashmë Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të duhet të vendosë për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, një proces që më shumë se sa ligjor, po shndërrohet në një skenar politik.

Kushtetuta parashikon që Këshilli i Lartë i Prokurorisë realizon renditjen e tre kandidatëve, nga ai me pikë më shumë, tek ai me më pak. Tre emrat i dërgohen Parlamentit, i cili duhet të zgjedhë një prej 3 kandidaturave, me një shumicë të cilësuar prej 84 votash. Në rast se nuk arrihet kuorumi, Prokuror i Përgjithshëm zgjidhet kandidati i renditur i pari në listë.

Pra, përzgjedhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë mund të jetë vendimtare, në rast se nuk gjendet konsensusi politik në Parlament.

Gjatë paradites së të Mërkurës, 11 anëtarët e KLP dëgjuan platformat e 3 kandidatëve në garë për Prokuror të Përgjithshëm me një mandat të plotë. Cilësia e platformave erdhi në rritje, nga kandidati i parë tek i treti.

Lexo edhe:

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

Përplasje të forta brenda KLP-së/ Bllokohet gara për kreun e ri të SPAK

E para u prezantua Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, me një platformë pa një vizion të qartë. Cilësia e prezantimit erdhi duke u rritur tek kandidatët e tjerë, prokurorja e Apelit, Fatjona Memçaj dhe prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela.

Tashmë nuk është më sekret që gara më e fortë po zhvillohet mes Arta Markut dhe Olsian Çelës. Dhe kjo garë nuk ka aspak lidhje me cilësinë e prezantimit apo me objektivat që synojnë kandidatët të realizojnë në krye të institucionit të Akuzës.

Çështja tashmë është në terrenin politik. Dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duket se po luan lojën e tij, në favor të Arta Markut.

Si Kryeprokurorja e Përkohshme, Marku, ashtu edhe rivali i saj kryesor, Çela, kanë mbështetje politike brenda radhëve të maxhorancës. Përballja mes këtyre dy emrave për Kryeprokuror, ka vendosur në llogore të ndryshme edhe grupimet brenda Partisë Socialiste.

Favoritja kryesore, megjithëse në mënyrë të pamerituar, është Arta Marku. Ajo ka punuar prej kohësh që të forcojë lobingun e saj brenda radhëve të Këshillit të Lartë i Prokurorisë, me një mbështetje të fuqishme nga grupi i deputetëve që kryesohen nga Ulsi Manja e Ermonela Felaj. Ky grupim, sidomos pas shmangies së Fatmir Xhafaj, është fuqizuar ndjeshëm.

Por, përballë tyre është një tjetër grup socialistësh, me në krye Gramoz Ruçin, të cilët janë më pro kandidaturës së Olsian Çelës. Ky i fundit, për shkak edhe të një profili jo shumë aktiv në lobingje, nuk ka mbështetje të dukshme në radhët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Burime nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste thanë pasditen e së Mërkurës për “Boldnews.al” se Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zyrtarizojë në krye të listës Arta Markun.

Partia Socialiste në Parlament, për të shmangur një përçarje për emrin e Prokurorit të Përgjithshëm, me shumë mundësi nuk do të impenjohet për të siguruar 84 vota. Maxhoranca ka 78 vota, por nuk e ka aspak të vështirë të sigurojë edhe disa të tjera tek “opozita e re”, e cila ka dëshmuar se nuk ka asnjë drojë për t’iu bashkuar socialistëve.

E megjithatë, socialistët pritet që të mos nisin asnjë “lobim” për të siguruar votat e nevojshme, duke e shtyrë zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm deri në përfundim të afatit 30-ditor.

Në fund të këtij afati, nëse Parlamenti nuk zgjedh Kryeprokurorin e ri me 84 vota, atëherë lista i rikthehet sërish Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili nga ana e tij emëron si drejtuesin e ri të Prokurorisë së Përgjithshme kandidatin që është renditur i pari në listë.

E cila, me shumë mundësi, pritet të jetë Arta Marku.

Etiketa: Arta Markuklp

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

15:10 : 02/10/2025
AKTUALITET

Përplasje të forta brenda KLP-së/ Bllokohet gara për kreun e ri të SPAK

08:27 : 27/09/2025
AKTUALITET

Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Gazetari: 8 prokurorë nuk kanë çfarë të humbasin, u mbaron mandati

22:00 : 25/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, gazetarja zbulon sherrin mes 3 anëtarëve të KLP: Pati dhunë verbale

21:49 : 25/09/2025
AKTUALITET

Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Amerikanët shkojnë në KLP, VanHorn takim me kryetaren Bogdani

15:50 : 25/09/2025
AKTUALITET

Përplasja/ Mandatet e kryeprokurorëve lokalë, KLP përfundon në gjykatë

12:31 : 18/09/2025
Para

Vangjel Dule takon Mitsotakis: Kryeministri grek viziton shumë shpejt Shqipërinë

TË GJITHA

Berisha: Ky është Pelesh-parlamenti! Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën

12:23 : 09/10/2025

Përfundon seanca plenare, Kuvendi kalon në votim pa debat rendin e ditës, raportet që u miratuan

12:18 : 09/10/2025

Gjyqtarët mblidhen pas vrasjes së Kalasë, propozohet grup pune për sigurinë në gjykata

12:11 : 09/10/2025

Deklarata “bombë” e Nokës: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

12:02 : 09/10/2025

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025

Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës në Parlament: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh!

11:47 : 09/10/2025

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

11:39 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com