• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Unaza e Re në terror, ambasada e SHBA video për sukseset imagjinare anti-korrupsion

18:44 : 12/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Banorët e Unazës së Re në Tiranë, nuk kanë pasur mundësi të shohin video-vizatimin e radhës të publikuar nga Ambasada Amerikane, në të cilën dëshmohet se si paratë e qytetarëve të tyre, të shpërndarë në projekte multi-milionë dollarëshe, kanë përmirësuar luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Disa prej banorëve të Unazës së Re dergjen në shtretërit e Spitalit të Traumës, pas dhunës barbare të disa “të fortëve” që mbajnë uniformën e Policisë. Disa të tjerë, janë prej shumë orësh në rrugë, duke kundërshtuar me forcën e tyre fizike rruspat e Bashkisë dhe Inspektoratit Ndërtimor.

Banor i plagosur nga policia

Ndërsa pjesa më e madhe e tyre, të gjithë viktima të projektit korruptiv qeveritar të Unazë së Re, me shumë mundësi, as nuk duan të dëgjojnë e të shikojnë këtë “propagandë”.

Drejtuesit aktualë të Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë gjetur ditën më të papërshtatshme për të shpërndarë slogane mbi anti-korrupsionin në vendin tonë.

Banor i plagosur nga policia

Mijëra qytetarë të Tiranës u përleshën që në orët e para të mëngjesit të së Martës me Policinë, e cila i nxori me forcë nga banesat e tyre, për t’i dhënë udhë projektit korruptiv të Unazës së Re.

Banor i plagosur nga policia

Ky projekt, ndoshta ndër më korruptivët e më skandalozët e viteve të fundit në Shqipëri, nuk ka hyrë në objektivin e insititucioneve ligjzbatuese shqiptare, për të cilat Ambasada e SHBA thotë se i ka ndihmuar për të forcuar mekanizmat hetimorë.

Drejtueset aktuale të Prokurorisë, të caktuara në ato detyra në kundërshtim me ligjin e të mbështetura fuqishëm nga zyrtarët e Ambasadës Amerikane, nuk kanë kryer asnjë lloj veprimi hetimor mbi tenderat skandalozë të Unazës së Re.

Shqiptarët e panë se si një kompani fantazëm falsifikoi dokumenta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilat fitoi tenderin e Unazës së Re. Por, askush nuk e lëvizi gishtin. As Ambasada Amerikane, e cila u përfshi në këtë çështje për shkak të dokumentave të falsifikuara, nuk mbajti asnjë qëndrim.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2019/11/WhatsApp-Video-2019-11-12-at-17.01.47.mp4

Pamjet kur Policia sulmon me gaz lotjsellës banorët

E sot, kur falë atij projekti korruptiv, mijëra qytetarë po humbasin shtëpitë e tyre, Ambasada Amerikane flet për ndihmën që ka dhënë për luftën kundër korrupsionit. Por, nëse kjo ndihmëse e projekteve multi-milionë dollarëshe nuk siguron hetimin e një rasti të tillë skandaloz, atëherë, përse janë shpenzuar ato para? Ku kanë shkuar?

Ambasada Amerikane thotë se ka investuar në rritjen e transparencës në sallat e gjyqeve. Në fakt, ky investim ishte i rëndësishëm. Por ai investim duket i pavlerë, kur zyrtarët e lartë shqiptarë, të dyshuar si të përfshirë në afera gjigande korruptive, jo vetëm që nuk janë përballur me drejtësinë, por as nuk duket se do të shohin sallat e gjyqeve si të pandehur.

Ambasada Amerikane thotë se, nëpërmjet USAID-it, ajo është e përkushtuar që në vitin 2003 për të forcuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Dhe, 15 vjet më pas, falë “ekspertëve” të mikluar nga zyrtarë të kësaj ambasade, sot kemi një drejtësi nën varësinë totale të kryeministrit shqiptar.

Madje, kapja e sistemit të drejtësisë nga Edi Rama është arritur edhe nëpërmjet mbështetjes së pakufijshme që zyrtarët e ambasadës amerikane i kanë dhënë regjimit të tij në Shqipëri.

Lexo edhe:

Aksident i 3-fishtë brenda qytetit në Pogradec

OKB: Shpërndarja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës “kurth vdekjeprurës”

Jo më larg se në fillim të kësaj jave, Ambasada përshëndeti zgjedhjet anti-kushtetuese dhe anti-ligjore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti i Ulsi Manjës.

Më parë ka përshëndetur zgjedhjen anti-kushtetuese dhe të paligjshme të Arta Markut në krye të Prokurorisë. Mbështeti, ose më së paku heshti, kur në institucionet e reja, KLGJ, KLP, KED, KPK, KPA, u caktuan, zgjodhën dhe emëruan persona pa formimin e duhur profesional, jashtë kritereve ligjore dhe, në disa raste flagrante, edhe me probleme të theksuara me integritetin personal.

Dhe sot, kur banorët e Astir-it, pas më shumë se një viti betejë, gjenden nën qiell të hapur, Ambasada Amerikane flet për suksesin e projekteve të saj-Projekte, të cilat nuk bëjnë gjë tjetër veçse forcojnë regjimin e qeverisë së Edi Ramës.

“Ky është sistemi i drejtësisë që Ju, populli shqiptar, meritoni” është slogani përmbyllës i video-vizatimit të radhës të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Natyrisht, video nuk përmend asnjë nga problemet që u cekën në këtë shkrim. Në videon e saj, ambasada flet për gjëra të tjera, më soft, me nota optimiste.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i 3-fishtë brenda qytetit në Pogradec

19:12 : 01/06/2025
BOTA

OKB: Shpërndarja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës “kurth vdekjeprurës”

19:01 : 01/06/2025
BOTA

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

18:35 : 01/06/2025
SPORT

VIDEO/ Tifozët e Milanit me arkivolin e Interit në rrugë pas finales së Champions League

18:30 : 01/06/2025
AKTUALITET

Çollaku: Presioni administrativ dhe krimi i organizuar ndikuan në zgjedhjet e 11 majit

17:55 : 01/06/2025
BOTA

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

17:47 : 01/06/2025
Para

Dua Lipa me pushime, si duket me veshjen tradicionale indiane (Foto)

TË GJITHA

Aksident i 3-fishtë brenda qytetit në Pogradec

19:12 : 01/06/2025

OKB: Shpërndarja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës “kurth vdekjeprurës”

19:01 : 01/06/2025

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

18:35 : 01/06/2025

VIDEO/ Tifozët e Milanit me arkivolin e Interit në rrugë pas finales së Champions League

18:30 : 01/06/2025

Çollaku: Presioni administrativ dhe krimi i organizuar ndikuan në zgjedhjet e 11 majit

17:55 : 01/06/2025

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

17:47 : 01/06/2025

Nesho: Duhet qeveri teknike dhe protestë deri në rrëzimin e autokracisë

17:39 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com