• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kosovë/ Jep dorëheqjen shefi i Agjencisë së Zbulimit

18:33 : 06/11/2019
në AKTUALITET, RAJONI
Kosove

Kosove

Drejtori i Agjencisë së Zbulimit të Kosovës, Shpend Maxhuni, ka dhënë dorëheqjen. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri në largim Ramush Haradinaj, por nuk janë dhënë hollësi për arsyet e kësaj dorëheqjeje.

 

“Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare. Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë. Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skënderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut. Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pa ndalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjerë”, shkroi në rrjetin Facebook zoti Haradinaj.

Shpend Maxhuni, që më parë ishte drejtor i përgjithshëm i policisë së Kosovës, u emërua në krye të agjencisë së zbulimit në muajin prill të vitit 2018.

Ai të trashëgoi na këtë post, ish drejtorin Driton Gashi, i cili bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Famur Sefajn, qenë shkarkuar pasi që më 29 mars të vitit 2018, qenë deportuar gjashtë shtetas turq, të lidhur me institucionet e klerikut turk Fethullah Gulen të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje grusht shteti në Turqi, tre vjet më parë.

Lexo edhe:

Clark: Ka pasur përpjekje të serbëve për të spastruar etnikisht veriun e Kosovës

PDK mban sot Konventën e Përgjithshme, zgjedh kryetarin e ri

Operacioni qe kritikuar ashpër nga organizatat e te drejtave të njeriut dhe njohësit e drejtësisë, që thanë se dëbimi në mënyrën si ka ndodhur paraqet shkelje të Kushtetutës së Kosovës si dhe të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Kosova është një nga vendet e rajonit që i është nënshtruar trysnisë për arrestimin dhe dorëzimin e “gulenistëve” të kërkuar nga Ankaraja.

Presidenti turk falënderoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa sulmoi kryeministrin Ramush Haradinaj për qasjen ndaj operacionit dhe shkarkimin e zyrtarëve të lartë të sigurisë.

Turqia ka arrestuar më shumë se 50 mijë veta në operacionet kundër mbështetësve të dyshuar të Fethullah Gulenit, klerikut që akuzohet se qëndronte prapa grusht shtetit të korrikut të vitit 2016./VOA/

Etiketa: doreheqjekosoveShpend Maxhuni

Lajme të lidhura

RAJONI

Clark: Ka pasur përpjekje të serbëve për të spastruar etnikisht veriun e Kosovës

15:31 : 17/11/2025
RAJONI

PDK mban sot Konventën e Përgjithshme, zgjedh kryetarin e ri

14:40 : 17/11/2025
RAJONI

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025
RAJONI

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

18:11 : 14/11/2025
RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
RAJONI

DW: Kosova ende në udhëkryq

15:27 : 13/11/2025
Para

Talenti i Juventusit midis Barcelonës dhe City-t

TË GJITHA

Deputeti Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK

09:09 : 18/11/2025

Hygerta Sako braktis RTSH-në, bëhet pjesë e “BBV Kosova”

09:05 : 18/11/2025

Rrebeshe dhe rrufe! Meteorologia paralajmëron qytetarët: Mos lëvizni pa arsye

09:02 : 18/11/2025

U vra në një restorant në SHBA, 44-vjeçari i afërm i vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja

08:53 : 18/11/2025

EMRAT/ Njihuni me 19 banorët e “Big Brother VIP Kosova 4”

08:51 : 18/11/2025

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e miraton rezolutën për planin e Trumpit për Gazën

08:39 : 18/11/2025

EMRI/ Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në SHBA, menaxher i një restoranti

08:31 : 18/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com