• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gafë apo “shërbim politik”/ KLP: Hetim disiplinor për prokurorin Ndoja. “Dëgjuam se ka studio ligjore”

23:53 : 06/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në reagimin e parë pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, kërkon nisjen e procedimit disiplinor ndaj këtij të fundit, pasi “kemi dëgjuar në media se ai ka studio ligjore”.

Për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nëse provohet se Ndoja ka studio ligjore, atëherë kjo përbën shkelje disiplinore. Gjithësesi, për të sqaruar situatën, KLP-ja kërkon nga Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, të ndërmarrë procedimin disiplinor.

Ky reagim, tërësisht absurd i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duket që shkon në të njëjtën linjë me atë të kryeministrit Edi Rama dhe zëvendësit të tij, Erion Braçe, të cilët e kanë shndërruar emrin e prokurorit Arjan Ndoja në atë që ata e quajnë grupi “KÇK”-Kap Çfarë të Kapësh” në sistemin e drejtësisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një institucion kushtetues dhe me aksese të zgjeruara në informacion, ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor, në bazë të “të të dhënave në media”, sipas të cilave Arjan Ndoja është drejtues i një studioje ligjore, fakt që përbën ndalim për prokurorët.

Lexo edhe:

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

Megjithëse KLP nuk u referohet mediave konkrete, mbi të cilën është bazuar, duket se ditët e fundit ka lexuar më shumë ato pranë qeverisë. Pas atentatit ndaj Arjan Ndojës, disa media raportuan se, në mjetin e tij, u gjetën disa dosje hetimore apo thjeshtë “dosje gjyqësore”, referuar disa burimeve konfidenciale të tyre.

Nisur nga këto të dhëna, KLP ka krijuar dyshimin e fortë se Arjan Ndoja, krahas prokurorit, bën edhe punën e avokatit.

Por, ky hamendim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë mund të ishte shuar lehtësisht, vetëm nëse do të kishin vullnetin për të kryer disa verifikime fare të thjeshta.

Automjeti, në të cilin gjendej prokurori Ndoja në momentin e atentatit, është në pronësi të bashkëshortes së tij. Gjithashtu, edhe disa dokumenta gjyqësore, të gjendura në bagazhin e automjetit, mund të jenë pikërisht në funksion të aktivitetit profesional të bashkëshortes, e cila është avokate.

“Boldnews.al” kreu disa verifikime të thjeshta në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). Në bazë të të dhënave, rezulton se Elderina Ndoja, bashkëshortja e prokurorit Arjan Ndoja, njëkohësisht edhe pronarja e automjetit që u gjend nën breshëri, është avokate.

Sipas ekstraktit të QKR-së, Elderina Ndoja është regjistruar si “Person Fizik”-Avokat, në 4 Shtator 2012. Pra, bashkëshortja e prokurorit ka rreth 7 vjet që ushtron profesionin e lirë të avokatisë.

Por, pavarësisht se ekstrakti i QKR-së është i aksesueshëm për këdo, përfshirë edhe zyrtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, struktura që merret me karrierën e prokurorëve ka preferuar t’u referohet disa raportimeve mediatike me “burim konfidencial”.

Ndërkohë, po në bazë të një kërkimi të thjeshtë në Qendrën Kombëtare të Biznesit, nuk rezulton që prokurori Arjan Ndoja të drejtojë studio ligjore.

Etiketa: Arjan Ndojaklp

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

22:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

19:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

Stoku i dosjeve, KLP: Duhet të rritet numri i prokurorëve në Shqipëri

17:56 : 20/10/2025
AKTUALITET

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, KLP: Po presim sqarime nga prokuroria e Elbasanit

17:11 : 20/10/2025
AKTUALITET

KLP mblidhet për të zgjedhur kreun e ri të SPAK, hapet procedura. Një nga anëtarët largohet

10:32 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Një plumb e ka kapur në kokë”/ Vëllai i “Rrumit të Shijakut” në GJKKO: Sot është gati invalid

12:28 : 17/10/2025
Para

Korçarët nuk gjejnë rehat, sërish lëkundje të forta sizmike në juglindje të vendit

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com