• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E plotë/ Kur Rama debatonte me dazetarët dhe mbronte Rrajat: Shpifje, shpifje, shpifje…

16:16 : 05/11/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Një i afërm i deputetit të Rilindjes, Rraham Rraja, Redjani është arrestuar si një prej të dyshuarve kryesore për atentatin e 1 nëntorit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndojës.

34-vjeçari u “tradhtua” nga AND që kishte lënë në maskën brenda një “Benz”-it gri, e u kap teksa po tentonte që të largohej drejt Malit të Zi.

Pas dënimit me 8 muaj burg, për fshehjen e provave për vrasjen e Elton Çiços, Redjan Rraja, u lakua në rastin “Xhisiela”. Kushëriri i tij, Rexhepi, djali i deputetit socialist akuzohej nga e dashura e tij Xhisiela Maloku se e kishte dhunuar.

Xhisiela thoshte në prokurori se Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe Redjani e kishin dhunuar për shkak se kishte bërë kallëzimin në Policinë e Tiranës. Pasi mbaruan me Xhisielën, së bashku me kushëririn tjetës Ramazanin, Redjani i kërkonte ish-oficerit të Policisë, Emiliano Nuhut që ta takonin në Tiranë.

Çështja u mediatizua dhe kryeministri Edi Rama, zgjodhi të mbronte deputetin e tij, Rrahman Rraja.

Lexo edhe:

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

I ftuar në emisionin “Dritare”, rreth 1 vit më parë, Rama deklaronte se akuzat ndaj Rrajave ishin shpifje.

Më poshtë mund të lexoni të plotë debatin e Ramës me gazetarët Rudina Xhunga dhe Robert Rakipllari.

DEBATI NË STUDIO

Rakipllari: Juve vazhdimisht harxhoni energji si kryeministër për të mbrojtur skandalet e ministrave tuaj. Atij deputetit…

Rama: Është turp more.

Rakipllari: Si është turp, a e mbrojti djalin e vetë ai atje?

Rama: Ja shpifje.

Rakipllari: Nuk është shpifje.

Rama: (Përplas stilolapsin me forcë përtokë): Shpifje! Shpifje! Shpifje! Shpifje! Shpifje!

Shpifje! Shpifje! Deputeti, i ati i djalit, nuk ka qenë në Komisariat.

Rakipllari: Ai nuk u ndëshkua se ishte djalë deputeti.

Rama: O Zot! Djali i deputetit është në burg.

Rakipllari: Pas presionit mediatik…

Rama: More zotëri, të flasim me fakte. Faktet janë këto: Deputeti nuk ka ushtruar asnjë influencë për djalin e tij. Është turp që t’i më thua nuk e arrestoj, pse unë e arrestoj atë?

Unë përgjigjem për pjesën që ka të bëjë me pushtetin ekzekutiv. Unë nuk përgjigjem për hetime.

Ju jeni bërë prokurorë, gjykatës dhe inkuizitorë. Më akuzove ti mua. Më the mbrojte deputetin. Kjo është shpifje. Sepse s’ke asnjë provë që deputeti ka mbrojtur djalin e tij.

Nëse ke çoi në Prokurori ose nxirri këtu. Vlerësimi im është i qartë si drita e diellit. Vajza ka denoncuar. Polici ka marrë pezullim vetëm sepse në mbrëmje ka thirrur palën tjetër.

Për 24 orë çështja ka shkuar në Prokurori. Do më lini të flas. Shiko çfarë zhurme.

Rakipllari: Pse është deputet ai zotëria?

Rama: Ta shpjegoj unë. Unë po them të vërtetën, ti po shpif. Nga cila lartësi morale mund t’i jepet e drejta vetes që të përgojosh dhe përçmosh një person? Ai deputeti…

Rudina Xhunga: Jo, jo unë e përçmoj atë. Ai është babai i një djali që ka dhunuar një grua. E përçmoj!

Rama: Mos të ardhtë në shtëpinë tënde.

Rudina Xhunga: Jo do gjykoj dhe do përçmoj burrat që dhunojnë gratë.

Rama: Ai burri që iu po e merrni nëpër gojë pa e njohur fare.

Rudina Xhunga: Ju e sollët, ju na e bëtë deputet.

Rama: Ai burri është i zgjedhuri i atij komuniteti për disa mandate rresht. E ka zgjedhur komuniteti atje. Deputetët në të gjithë botën, është një pjesë e vogël që i njohin të gjithë.

Pjesa tjetër i njohin deputetët, përfaqësojnë komunitete. Ai burri që ju nuk e njihni dhe që sot është pranë shtratit të gruas që sot po vdes nga kanceri, nuk është marrë fare me djalin dhe përkundrazi ka thënë djali të shkojë aty ku e meriton. Ai që iu ia bëni gjyqin pa pikën e turpit, se djali një hajvan 20 e ca vjeç… Ju kujtoni se jemi derra të kënaqur që dalin e shpifim.

Ai burri që e përçon ti, është përfaqësues komuniteti. Nuk ka influencuar në asnjë moment dhe djali i tij është në burg. Ky është standardi i kësaj qeverie. Se ka pasur djem kryeministrash që ia fiknin cigaren në ballë kamerierëve. Nuk guxonit as të shkruanit ju. Shkoni shihni kamerat e Komisariatit. Policia e Shtetit ka vepruar si kurrë më parë.

Tani na mbetet të presim një reagim nga kryeministri Edi Rama, se përse të gjithë krimet që ndodhin apo kanë zanafillë nga zona e Krujës, lidhen me familjen model të deputetit socialit (prej disa mandatesh tashmë) Rrahman Rraja.

A ka një përgjegjësi, deputeti që të sqarojë opinionin publik se përse nipi akuzohet se part-time pas punës si dentist, luan me armë dhe akuzohet kryen atentate me pagesë?

Ah, po e bëri duke e mohuar. Pas lajmit të arrestimtit, deputeti Rraja ka dalë në çdo televizion kombëtar për të hequr çdo për të treguar se nuk e ka edhe aq nip, për më tepër që ka kohë që nuk e ka takuar.

Për të mos u mënjanuar është fakti që edhe vetë kryeministri Edi Rama ka qenë instanca më lartë shtetërore që javët e fundit nga çdo komunikim publik denonconte me gojë plot prokurorin si të lidhur me bandat kriminale.

Të jetë një nga këto bandat e shumëpërmendura edhe ajo Rrajave?

Etiketa: deputetRamarraja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

10:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025
AKTUALITET

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

18:31 : 26/06/2025
AKTUALITET

Rama shkon në Parlament pas 6 muajsh mungesë

17:45 : 26/06/2025
Para

Reperja shqiptare qëllon me armë zjarri/ Publikon VIDEO-n

TË GJITHA

Trump sulmon sërish gazetarët e CNN dhe New York Times

22:00 : 27/06/2025

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

21:56 : 27/06/2025

SHBA/ Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

21:51 : 27/06/2025

“Ç’kontratë e noter, jam i zoti i punës”/ Ndërtuesi kërkon para shtesë për shtëpinë e paguar

21:45 : 27/06/2025

CIES publikon listën e mbrojtësve më të vlefshëm në botë, asnjë nuk luan në Itali

21:36 : 27/06/2025

Zjarr në Fier, digjet një stallë dhe dengje bari

21:29 : 27/06/2025

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

21:23 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com