• Kontakt
Thursday, February 2, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Pjesë e Kamorras/ Kush është biznesmeni që iu sekuestruan 750.000 euro pasuri

09:44 : 04/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Pjesë e Kamorras/ Kush është biznesmeni që iu sekuestruan 750.000 euro pasuri

Ferdinando Muollo

Një llogari bankare, pasuri të luajtshme e të paluajtshme, vlera të cilave përllogaritet rreth 750.000 euro, i është sekuestruar një shtetasi italian, me urdhër të prokurorisë së Durrësit.

Pasuritë, dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e 56-vjeçarit italian Ferdinando Muollo, i dënuar me 8 vite burg në Itali, si pjesë e konflikteve mes klaneve kriminale dhe porositës i një vrasjeje.

Hetimet

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe seksioni i posaçëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, nisën hetimet në muajin prill të vitit 2018, bazuar në informacione nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

“Nga puna gjurmuese policore dhe hetimet proaktive prej afro 18 muajsh, në bashkëpunim e nën drejtimin e Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në kuadër të operacionit policor ‘Dentisti’, strukturat hetimore të Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale seksioni i Durrësit, gjatë operacionit policor ‘Dentisti’, arritën identifikimin, gjetjen dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë të përllogaritur paraprakisht 750 000 euro. Pasuritë janë të shtetasit Italian Ferdinando Muollo, 56 vjeç, i dënuar me 8 vite burg në Itali, si pjesë e konflikteve mes klaneve kriminale dhe si porositës i një vrasjeje”, njoftoi poliia.

Lexo edhe:

Pse gjysmë milion britanikë janë në grevë?

Vranësira të shumta dhe reshje dëbore, parashikimi i motit për ditën e sotme

Në këtë hetim, krahas bashkëpunimit ndërinstitucional ka patur bashkëpunim me partnerët italianë, si dhe ndërmjet Prokurorisë së Durrësit dhe të Napolit.

Prokuroria e Napolit, në përgjigje të kërkesës për asistencë ligjore të Prokurorisë Durrës, konfirmoi se shtetasi Italian Ferdinando Muollo, 56 vjeç, lindur në Itali dhe banues në lagjen nr. 13, në Plazh Durrës, me shtetësi dhe kombësi Italiane është i dënuar nga autoritetet e drejtësisë italiane, si pjesë e klaneve kamorriste në zonën e Napolit, Itali.

Shtetasi italian Ferdinando Muollo ishte me leje qëndrimi në Shqipëri dhe ushtronte aktivitetin tregtar si vijon:

Në vitin 2012 ka regjistruar shoqërinë sh.p.k, me objekt prodhimi dhe tregtimi i medikamenteve dhe pajisjeve dentare, në Tiranë, me 50 % të aksioneve në pronësi të tij.

Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt prodhimi dhe tregtimi i pajisjeve mjekësore-kirurgjikale për larje dhe dezinfektim ambientesh, ku 45 % të kuotave i posedon Ferdinando Muollo.

Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt laboratore dentare, ku Ferdinando Muollo ka 30 % të kuotave.

Sekuetrimet

Më datë 29 tetor 2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës miratoi kërkesën e prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës dhe vendosi sekuestron preventive të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të shtetasit Italian Ferdinando Muollo, vlera e të cilave paraprakisht përllogaritet 750 000 euro.

Këto pasuri përfshijnë:
• 5 apartamente banimi, me sipërfaqe 413.8 m2, në Durrës;
• 13 garazhe me sipërfaqe 622.7 m2, në Durrës;
• 1 automjet me vlerë 40 000 Euro;
• afro 10 000 euro llogari bankare;

Strukturat e Hetimit të Krimeve Ekonomike e Financiare në Durrës kryen veprimet procedurale për sekuestrimin preventiv të pasurive të mësipërme.

Aktualisht, strukturat për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar po punojnë në bashkëpunim me administratorët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e Konfiskuara, për t’i kaluar në administrim të tyre, në bazë të ligjit “Për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara”.

Lajme të lidhura

Pse gjysmë milion britanikë janë në grevë?
BOTA

Pse gjysmë milion britanikë janë në grevë?

08:20 : 02/02/2023
Dita nis me vranësira, si do jetë moti sot dhe më 1 janar
AKTUALITET

Vranësira të shumta dhe reshje dëbore, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:06 : 02/02/2023
Shqiptarët paguan mbi 43 mln € trafikantët për të hyrë në Britani në janar-shtator 2022
AKTUALITET

Shqiptarët paguan mbi 43 mln € trafikantët për të hyrë në Britani në janar-shtator 2022

08:02 : 02/02/2023
Kush po e “rrëzon” euron?!
AKTUALITET

Këmbimi valutor 2 shkurt/ Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

07:59 : 02/02/2023
‘Kosovën ia rrëmbyem Serbisë’/ Vasili: Presidenti kroat, ish-këshilltar i Edi Ramës
AKTUALITET

‘Kosovën ia rrëmbyem Serbisë’/ Vasili: Presidenti kroat, ish-këshilltar i Edi Ramës

23:50 : 01/02/2023
Man.United arrin finalen e “EFL Cup”, Newcastle pengesa e fundit për “Djajtë”
SPORT

Man.United arrin finalen e “EFL Cup”, Newcastle pengesa e fundit për “Djajtë”

23:48 : 01/02/2023
Para
Djokovic fiton Masterin e Parisit

Djokovic fiton Masterin e Parisit



TË GJITHA

Pse gjysmë milion britanikë janë në grevë?

Pse gjysmë milion britanikë janë në grevë?

08:20 : 02/02/2023
Dita nis me vranësira, si do jetë moti sot dhe më 1 janar

Vranësira të shumta dhe reshje dëbore, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:06 : 02/02/2023
Shqiptarët paguan mbi 43 mln € trafikantët për të hyrë në Britani në janar-shtator 2022

Shqiptarët paguan mbi 43 mln € trafikantët për të hyrë në Britani në janar-shtator 2022

08:02 : 02/02/2023
Kush po e “rrëzon” euron?!

Këmbimi valutor 2 shkurt/ Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

07:59 : 02/02/2023
‘Kosovën ia rrëmbyem Serbisë’/ Vasili: Presidenti kroat, ish-këshilltar i Edi Ramës

‘Kosovën ia rrëmbyem Serbisë’/ Vasili: Presidenti kroat, ish-këshilltar i Edi Ramës

23:50 : 01/02/2023
Man.United arrin finalen e “EFL Cup”, Newcastle pengesa e fundit për “Djajtë”

Man.United arrin finalen e “EFL Cup”, Newcastle pengesa e fundit për “Djajtë”

23:48 : 01/02/2023
Boshnjaku niset në këmbë nga Austria drejt Mekës

Boshnjaku niset në këmbë nga Austria drejt Mekës

23:43 : 01/02/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com