Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, theksoi të hënën se BE-ja nuk ka dyshime për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por reformat e ndërmarra nga dy shtetet janë të pamjaftueshme.
Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, ka folur sërish për procesin e integrimitt ëvendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në qendër është Shqipëria dhe Maqedonia e Veritu, të cilat u refuzuan nga BE në mes të tetorit. Në një interistë për medin serbe Danas, Blok shprehet se Maqedonia e Fveriut ishte shumë para Shqipërisë, por sërish progresi shihej tek të dy vendet.
Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, theksoi të hënën se BE-ja nuk ka dyshime për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por reformat e ndërmarra nga dy shtetet janë të pamjaftueshme.
“Gjithashtu, unë mirëprita hapat pozitivë të Shqipërisë. Një rezultat i veçantë ishte procesi i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ka pasur reforma të rëndësishme ligjore dhe janë krijuar institucione të reja gjyqësore. Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria duhet të tregojë rezultate të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këshilli Evropian do të kthehet në temë (negociatat e pranimit) përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor në maj të vitit 2020. Si më parë, ne do të mbështesim Maqedoninë veriore dhe Shqipërinë në punën e tyre për të ardhmen në BE. Periudha e ardhshme mund të përdoret për të reformuar më tej sundimin e ligjit. Të dy qeveritë njoftuan se do të vazhdojnë me këto reforma. Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ata”, u shpreh Blok për Danas.