• Kontakt
Thursday, July 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas atentatit ndaj prokurorit, RENEA blindon Durrësin/ Shoqërohet në polici edhe kunati i Lulzim Berishës

09:01 : 03/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Qyteti i Durrësit, prej 24 orësh, është nën kontrollin e forcave speciale dhe RENEA, të cilat po ndihmojnë Policinë lokale në aksionet e shoqërimit të personave të dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja dhe mikut të tij Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi).

Prokurori Anton Martini, Donika Prela dhe Besim Hadarmataj kanë urdhëruar shoqërimin e të gjithë personave që mund të ndihmojnë ose kanë dijeni në lidhje me atentatin që iu bë pasditen e së premtes prokurorit Arian Ndoja, që ishte i shoqëruar në makinë nga dy personat e tjerë: shoferi Andi Maloku dhe Aleksandër Lahon.

Mes të shoqëruarve mësohet se janë edhe Plaurent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës dhe Julian Meçe, të cilët u plagosën në atentatin e organizuar ndaj tyre në qershor të këtij viti, thuajse në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja të premten.

SHOQERIMET

Policia e Durrësit, e mbështetur nga forcat speciale RENEA, kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit mbi 70 persona, të cilët, pasi u është marrë dëshmia, janë lënë të lirë. Mësohet se mes të shoqëruarve ka persona që mund të kenë dijeni mbi motivin e ngjarjes, të dyshuar, dëshmitarë dhe miq të personave, të cilët mbetën të plagosur.

Lexo edhe:

Ngjarjet kriminale, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në Sarandë

Ngjarjet kriminale/ Saranda zgjohet në “shtetrrethim”, RENEA kontrolle gjatë natës në qytet

Burime nga Policia e Durrësit thanë për gazetën se mes të shoqëruarve ka edhe persona me precedentë, si dhe ish-anëtarë dhe drejtues së të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”. “Kemi shoqëruar një numër shumë të madh personash. Mes tyre, dëshmitarë, të dyshuar, si dhe miq e të njohur të Ndojës dhe Lahos.

Kemi shoqëruar një pjesë të mirë të personave me precedentë kriminalë nga Durrësi, Sukthi dhe Shijaku. Gjithashtu, janë shoqëruar Plaurent Dervishaj dhe Juljan Meçe, të cilët janë marrë në pyetje dhe janë lënë të lirë, sikurse edhe pjesa tjetër e të shoqëruarve”, thanë dje burime nga Policia e Durrësit.

NGJARJA

Prokurori i Durrësit, Arian Ndoja, një ish-polic dhe “i forti” i Shijakut, mbetën të plagosur rëndë në një atentat, objektiv i të cilit mund të kenë qenë të tre, pasditen e së premtes. Megjithatë, dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se shënjestër e atentatit të dy ditëve më parë ka qenë prokurori i Durrësit, Arian Ndoja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 te Mbikalimi i Shkozetit. Makina tip “Mercedes Benz GLK”, me targa AA 333 ZD, në pronësi të shtetasit Fadil Çalliku, që përdorej nga Arian Ndoja, është qëlluar me armë zjarri. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur Ndoja dhe dy persona të tjerë që udhëtonin me të në mjet, Andi Maloku, shoferi i prokurorit dhe miku i tij Aleksandër Laho (Landi Muharremi, person me precedentë të mëparshëm penalë). Të tre personat po udhëtonin në autostradë nga Durrësi në drejtim të Sukthit.

Në afërsi të Mbikalimit të Shkozetit, mjeti me të cilin udhëtonin, është qëlluar me armë zjarri nga disa persona, të cilët po lëviznin paralel me ta në të njëjtin sens. Pas breshërisë së tetë plumbave, makina ka dalë nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar nga kalimtarë të rastit me makinë private. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shfaqen disa persona që i afrohen makinës ku ndodheshin të plagosurit dhe i nxjerrin nga aty. Më pas, me një tjetër automjet që e kishin afruar pranë vendngjarjes, i transportojnë drejt Spitalit të Durrësit.

TE PLAGOSURIT

Në gjendje më të rëndë shëndetësore, edhe pse gjatë gjithë kohës ka komunikuar me mjekët, mësohet se ka qenë 30-vjeçari Andi Maloku, i cili ka qenë në timon. Ai ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa prokurori Arian Ndoja dhe Landi Muharremi, që së fundi e kishte ndryshuar emrin në Aleksandër Laho, po marrin trajtim në Spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burimet thanë se 48-vjeçari Landi Muharremi është me precedentë penalë, i përfshirë në 2016-ën në rrahjen e një biznesmeni libanez, i cili do të investonte përmes ndërtimit të një kompleksi në Gjirin e Lalzit, tokë mbi të cilën Muharremi pretendonte pronësinë. “Ne aksin rrugor Durrës-Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç”, njoftoi zyrtarisht Policia e Durrësit. /Panorama/

Etiketa: Durresprokurorrenea

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ngjarjet kriminale, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në Sarandë

22:50 : 23/07/2025
AKTUALITET

Ngjarjet kriminale/ Saranda zgjohet në “shtetrrethim”, RENEA kontrolle gjatë natës në qytet

09:06 : 22/07/2025
AKTUALITET

Durrës/ Tentoi të fuste në Shqipëri mallra kontrabandë, arrestohet 42-vjeçari

11:09 : 20/07/2025
AKTUALITET

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025
AKTUALITET

Helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara, Skifter Tagani pronar edhe i një kompanie tjetër

16:38 : 19/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Durrës, dyshohet për të plagosur

18:12 : 18/07/2025
Para
Skerdilajd Konomi/ Ravik Gurra/ Kozeta Hyseni e Kleanthi Koçi

Vrasjet mafioze nga ’99/ Plumbat ndaj njerëzve të drejtësisë, ngjarje pa autor...

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025

22:58 : 23/07/2025

Moska refuzon takimin Zelensky-Putin, përfundojnë pa përparim bisedimet në Stamboll

22:58 : 23/07/2025

Ngjarjet kriminale, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në Sarandë

22:50 : 23/07/2025

Ultrasit e Partizanit nuk mbajnë më, akuza drejtuesve: Klubi po përdoret për interesa personale

22:47 : 23/07/2025

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një grua, katër të plagosur

22:40 : 23/07/2025

Macron padit influenceren amerikane për pretendimet se gruaja e tij është burrë

22:33 : 23/07/2025

Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht

22:32 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com