Propozimi i Mediut: Të krijojmë Komitetin Kombëtar për daljen nga kriza. BE po zvogëlohet në Ballkan, po i hap rrugë ndikimit rus

Kreu i Partisë Republikanë Fatmir Mediu në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes se Asamblesë  Kombëtare të PR-së  foli për disa tema kryesore të cilat janë aktualisht shqetësim për vendin. Situata politike, refuzimi i hapjes së negociatave me BE, reformat tepër të rëndësishme për vendin, ajo e drejtësisë dhe ajo zgjedhore, krijimi i institucioneve ligjzbatuese  kanë qenë disa nga pikat e prekura prej tij. Sipas Mediut, Refuzimi i negociatave ishte një refuzim për të ardhmen e Shqipërisë., por ai shtoi se vetëm në Shqipëri, vendimi po trajtohej si një vendim i radhës.

“Asnjëherë qeveria nuk u angazhua seriozisht për reformat. Gjendja e rëndë ekonomike, krimi dhe korrupsioni kanë stimuluar largimin e shqiptarëve. Krimi i organizuar, sidomos ai i trafikut të drogës, është kthyer në një çështje serioze. Këto arsye bën që Gjermania të vendoste hapjen e negociatave me kushte. E djathta shqiptare, nuk mund të jetë ndryshe se një e djathtë kombëtare. Rruga e vetme drejt BE, vendosja e konsensusit”, tha Mediu në fjalën e tij.

LEXO EDHE  Vrojtuesit në Velipojë shpëtojnë nga mbytja vajzën dhe të fejuarin e saj

Por ai nuk mbeti vetëm tek këto çështje. Iu referua edhe propozimeve që sipas tij duhet të jenë prioritet. Mediu propozoj

Krijimin e një Komiteti  Kombëtar dhe në krye të tij të jenë Arta Dade dhe Besnik Mustafaj. Kjo sipas Mediut do të duhet të bëhet me qëllim plotësimin e kushteve të Gjermanisë, vendosjen e konsensuit për Reformën Zgjedhore, marrëveshjen për ndryshim kushtetues, për krijimin e një qeverie tranzitore, ndërtimin e një grupi pune me ekspertet më të mirë.

Më pas ka folur edhe për ndikimin rus dhe zvogëlimin e ndikimit të BE në Ballkan që sipas tij do t’i hapte rrugë këtij ndikimi.

“Duhet të kuptojmë përgjegjësitë tona, të mos fshihemi si struci. Ndikimi i BE do të fillojë të zvogëlohet në Ballkan dhe i dhënë hapësirë ndikimit rus. Rruga e vetme drejt BE, vendosja e konsensusit.