• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dështimi me negociatat/ Gjosha: Nuk ka faj Holanda apo Franca pse ne s’kemi gjykata apo për …

11:42 : 01/11/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, tha se dështimi në hapjen e negociatave ka të bëjë me atë që ne nuk i kemi kryer plotësisht detyrat e shtëpisë dhe fajin për këtë nuk e ka as Holanda dhe as Franca.

Gjosha tha se që prej datës 18 tetor vendi ynë është përfshirë në një debat të brendshëm mbi arsyet e mosçeljes së negociatave, debat i cili jo vetëm nuk e ndihmon Shqipërinë në perspektivën e saj europiane, por e rëndon edhe më tepër pozicionin tonë për një vendimarrje të pritshme në mbledhjen radhës të Këshillit Europian, që parashikohet të ndodhë në muajin Maj të 2020-ës.

“Sado arsye të mundohemi të gjejmë për situatën e brendshme të vetë BE-së, kërkesat e Francës për reformim të brendshëm apo balancën e pushteteve mes vendeve të BE-së dhe institucioneve të saj, askush nuk mund të thotë sot se Shqipëria ka shkëlqyer në detyrat e saj. Ne vlerësojmë shumë të gjithë mbështetësit e Shqipërisë në këtë proces, edhe ata që për hir të një vizioni gjeo-strategjik janë të gatshëm ta pranojnë Shqipërinë bashkë me defektet dhe problemet e saj.

Por asnjë prej këtyre diskutimeve nuk zgjidh ngërçin institucional, kushtetues dhe politik që ka mbërthyer vendin. Asnjë diskutim nuk rikthen dot shpresën e qytetarëve që vazhdojnë të largohen në masë çdo ditë. Asnjë hedhje faji mbi Francën dhe Holandën nuk na bën ne më pak fajtor për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet vendi, që nga kuadri i mosfunksionimit të demokracisë e deri te rrënimi ekonomik që ka ardhur nga koncesionet e panumërta dhe PPP-të që rrisin çdo ditë borxhin publik”, tha Gjosha.

Sipas saj, as Franca dhe as Hollanda nuk e ka fajin për mos ekzistencën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, që është dhe kushti i dytë i Bundestagut gjerman.

Lexo edhe:

Itali, dështojnë referendumet/ Shumica e italianëve bojkotuan, fitore për qeverinë Meloni

Rama vazhdon mashtrimet: Do i mbyllim negociata me BE-në në vetëm 3 vjet

“Është fëmijënore të fajësosh këto vende pse investuan miliona euro nga taksapaguesit e tyre për reformën në drejtësi kur mungesa e vullnetit politik të mazhorancës ka sjellë zvarritjen e këtyre institucioneve çdo ditë në vakancat e tyre duke shkelur kështu të drejtat e çdo qytetari shqiptar për të pasur drejtësi.

Nuk është faji Francës dhe as i Holandës që mazhoranca hodhi në erë 30 qershorin, duke e bërë Shqipërinë të dukej një vend qesharak që emëron kryebashkiakë dhe që nuk di të organizojë votime edhe atëhere kur është e vetme në zgjedhje! Dhe sërish ne do duhet të presim verdiktin e Gjykatës Kushtetuese për të përmbushur edhe një kusht tjetër, atë të legjitimitetit apo jo të votimeve të 30 qershorit.
Nuk është faji i asnjë vendi anëtar që në Shqipëri nuk hetohet asnjë krim elektoral, asnjë akt korrupsioni apo krimi i organizuar.
Nuk është faji askujt që çështja e pronës është kthyer në mankthin e çdo qytetari, çdo investitori të huaj.

Nuk është faji i Francës dhe Holandës që vetëm në 3 mujorin e parë të 2019, azilkërkuesit shqiptarë u rritën me 26% më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit 2018. Dhe në vend të analizojmë shkaqet e këtij fenomeni, e kemi të thjeshtë të themi se fajin e ka vetë Franca që është vend më i zhvilluar dhe me atraktiv.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të sfidojë realitetin e saj, por për këtë duhet pasion, vullnet politik, mentalitet i ri. Duhet një pakt kombëtar për një Shqipëri europiane, ku në themel të saj të qëndrojë axhenda integruese”, tha Gjosha.

Etiketa: deshtimgjoshanegociatat

Lajme të lidhura

BOTA

Itali, dështojnë referendumet/ Shumica e italianëve bojkotuan, fitore për qeverinë Meloni

19:18 : 09/06/2025
AKTUALITET

Rama vazhdon mashtrimet: Do i mbyllim negociata me BE-në në vetëm 3 vjet

19:39 : 07/05/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nëse nuk marrim grup parlamentar në 11 maj, quhet dështim

22:34 : 28/04/2025
AKTUALITET

Skandali/ E-Albania dështon në prani të Ramës, Karçani në siklete: Gabon dhe “Diella” (VIDEO)

14:21 : 17/04/2025
AKTUALITET

“Rama po gënjen”/ Sejamini: Negociatat nuk kanë asnjë shans të hapen

22:03 : 10/04/2025
AKTUALITET

A ka dështuar marrëveshja e migracionit Itali-Shqipëri?

12:31 : 23/02/2025
Para

Këtë se prisnim/ Noizy na befasoi me veprimin e papritur që bëri për Dafina Zeqirin…sikur nuk flisnin këta?!

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com