• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria, vendi me taksat më të larta në Rajon

08:15 : 25/10/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Bizneset e Shqipërisë dhe të Serbisë kanë barrën më të lartë të taksave në rajon. Sipas të dhënave të raportit “Doing Business 2020”, të publikuar nga Banka Botërore, sipërmarrjet e Shqipërisë dhe Serbisë paguajnë nga 36.6% të fitimeve si taksa totale dhe kontribute. Barrën më të ulët e ka Maqedonia me 13%, e ndjekur nga Mali i Zi me 22.2% dhe Bosnja me 23.7%.

Shqipëria dhe Serbia kanë normën e fitimit më të lartë në rajon, nga 15%, ndërsa Mali i Zi e ka 9%, ndërsa Maqedonia dhe Bosnja e kanë 10%.

Për bizneset shqiptare, tatim fitimi rëndon 14.3% të fitimeve, ndërsa për serbët 13%.

Kontributet e sigurimeve shoqërore që paguhen nga punëdhënësi janë taksa që rëndon më shumë bizneset në Shqipëri dhe Serbi. Në Shqipëri, bizneset paguajë për sigurimet e punonjësve të tyre 15% të pagës bruto (9.8% paguhet nga individët). Në Serbi bizneset paguajnë 17.9% të pagës bruto për sigurimet e punonjësve të tyre. Sigurimet e punonjësve u rëndojnë bizneseve shqiptare sa gati 17% e fitimeve. Duke shtuar dhe kontributet e sigurimeve shëndetësore (gjysma e saj prej 1.7% paguhet nga punëdhënësi), kontributet në total rëndojnë në 19% të totalit të fitimeve

Maqedonia e ka kaluar të gjithë barrën e sigurimeve te të punësuarit, të cilët paguajnë 27% të pagës. Ky është faktori kryesor që e nxjerr Maqedoninë me taksat e kontributet më të ulëta në rajon, në raport me fitimet. Në Mal të Zi bizneset paguajnë sigurim pensioni dhe kontribute për sigurimet shoqërore, por që nuk shkojnë më shumë se 10% të totalit të fitimeve.

Lexo edhe:

Kostot e jetesës mbi mesataren europiane! Edhe pensionistët e huaj braktisin Shqipërinë

FOTO/ Zbulohet rrjeta më e madhe e merimangës në botë, ndodhet në kufirin Shqipëri–Greqi!

Shqipëria dhe Serbia dhe Mali i Zi kanë dhe TVSH-në më të lartë në rajon me 20 dhe 21%, ndonëse kjo taksë nuk llogaritet në barrën ndaj bizneseve pasi ajo paguhet nga konsumatori.

Shqipëria mban rekord dhe për taksat bashkiake, të cilat u rëndojnë bizneseve sa 3.6% e fitimeve, nga 3.4% në Serbi, 3.46% në Bosnjë dhe më pak se 2% në Maqedoni e Mal të Zi. Rritja e taksës së infrastrukturës ishte dhe një nga arsyet që ndikoi në përkeqësimin e renditjes këtë vit, ku Shqipëria humbi 19 pozicione në raport me vitin e kaluar dhe u rendit në fund të Europës, së bashku me Bosnjë Hercegovinën.

Ndonëse vendi ynë ka taksat më të larta në rajon mbledh shumë më pak të ardhura sesa të gjithë shtetet e tjera, në rreth 27% të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB). Serbia, që ka nivele të njëjta me ne mbledh të ardhura gati sa rreth 40% e PBB-së, po aq grumbullon dhe mali i Zi.

Maqedonia, pas futjes së taksës së sheshtë ka parë një rënie të të ardhurave nga 35% e PBB-së në rreth 29-30% aktualish, por që gjithsesi janë më të larta se të Shqipërisë.

Ironikisht, Taksa ku Shqipëria çalon dukshëm është ajo që ka dhe barrën më të lartë tek bizneset, pikërisht kontributet e sigurimeve shoqërore, që sjell vetëm 5.6% të PBB-së, ndërsa mesatarja e rajonit është midis 8-10% dhe arrin rekord në Serbi me 14.6% (kujtojmë që bizneset e serbisë kanë barrë të njëjtë me ato shqiptaret për këtë kontribut, në raport me fitimet). Evazioni nga pagat konsiderohet i lartë në vendin tonë, me pjesën më të madhe të bizneseve që raportojnë paga më të ulëta sesa realja. Niveli i lartë i tatimit mbi të ardhurat, me 23% për pagat mbi 130 mijë lekë e nxiti dhe më tepër evazionin për pagat e larta, duke bërë që shumë individë të regjistroheshin si subjekte të vogla dhe të lëshonin fatura përkundrejt shërbimeve. /MONITOR/

Etiketa: rajonShqiperitaksa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kostot e jetesës mbi mesataren europiane! Edhe pensionistët e huaj braktisin Shqipërinë

08:24 : 07/11/2025
RAJONI

FOTO/ Zbulohet rrjeta më e madhe e merimangës në botë, ndodhet në kufirin Shqipëri–Greqi!

17:29 : 05/11/2025
AKTUALITET

“Shqipëria shumë pranë BE-së”/ Gonzato i ‘tregon vendin’ Ramës: Korrupsioni i përhapur në shumë sektorë

11:51 : 05/11/2025
AKTUALITET

U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli

13:39 : 01/11/2025
AKTUALITET

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025
Para

Shpëtohen 30 refugjatë në kanalin e La Manche

TË GJITHA

“Pashë tmerr me sy”, nëna e Marjan Kodhelit që vrau babanë: Burri më tha shpëto veten dhe lajmëro policinë!

12:44 : 07/11/2025

Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit deri në 60 ditë

12:41 : 07/11/2025

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

12:36 : 07/11/2025

Shpërndante lëndë narkotike dhe lëvizte pa patentë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

12:25 : 07/11/2025

“U zhdukën dy ura në tunelin e Llogarasë”, denoncimi i Këlliçit: Ku shkuan 25 milionë euro?!

12:18 : 07/11/2025

Kulisat e orëve të vona në Kushtetuese/ Sadushi-Rakipi-Xhafaj, lobuesit pro-Veliaj që inatosën Ramën

12:12 : 07/11/2025

“Jam i papunë, jetoj në…”- Ndodhej në mjet me Arjan Ndojin kur iu bë atentat, dëshmia e “Rrumit të Shijakut”

12:03 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com