• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bushati “shuplakë” treshes Rama-Thaçi-Cakaj: Përqafuan idenë serbe për …

15:20 : 25/10/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha se Serbia solli idenë e korrigjimit të kufijve me shqiptarë në Tiranë.

Ai tha se ka qenë një ide e vjetër serbe ‘e paketuar dhe e vendosur në gjuhën shqipe me personazhe që e kanë shitur si një ide lokale, që vinte nga vetë protagonistët në këtë proces’

“Të sqarojmë një çështje duke i bërë eko asaj që ju thatë. Kur thashë që nuk është një çështje në interes të kombit shqiptar dhe kemi humbur kohë, kisha parasysh këtë që ju sapo thatë. Por ideja në gjykimin tim sipas të gjitha kontakteve që më ka krijuar mundësi pozicioni shtetëror që kisha, ishte një ide e vjetër serbe e paketuar në mënyrë shumë të strukturuar, e vendosur në gjuhën shqipe dhe me personazhe të cilët jo vetëm kanë bredhur në çdo studio televizive në Shqipëri dhe në Kosovë, kanë ardhur në zyrën time, kanë shkuar edhe në seli të rëndësishme apo në qendra të rëndësishme vendimmarrëse për ta shitur këtë si një ide lokale, si një ide që vinte nga vetë protagonistët në këtë proces”, – është shprehur z. Bushati.

Për ish-ministrin faktori shqiptar u fut në një centrifugë që nuk duhej të ishte futur duke shprehur nevojën e një fuqizimi të domosdoshëm të faktorit shqiptar në rajon si kundërpeshë ndaj kësaj politike që inspirohet nga Beogradi.

Lexo edhe:

Dosja “Buka”/ GJKKO kalon në gjykim në themel çështjen e Arben Ahmetajt

Lezhë/ Qëlloi me armë dhe frikësoi banorët, 21-vjeçari shpallet në kërkim nga policia

“Për fat të keq faktori shqiptar u fut në një centrifugë që nuk duhej të ishte futur. Për herë të parë pamë një luftë politike që i kaloi kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe jo vetëm dhe politika revizioniste e Vuçic nuk mori asnjë përgjigje. Nevojitet një fuqizim i domosdoshëm i faktorit shqiptar në rajon jo thjesht si kundërpeshë ndaj kësaj politike që inspirohet nga Beogradi, sepse unë jam për kultivimin e marrëdhënieve normale me Serbinë por ky kultivim i marrëdhënieve normale nuk mund të jetë i plotë për sa kohë Serbia nuk heq dorë nga politikat revizioniste dhe nuk njeh përgjegjësitë për të shkuarën e saj në rajon”, tha Bushati.

Përballë analistëve Arjan Vasjari dhe Fatos Lubonja, Bushati tha se dëmi që i është shkaktuar faktorit shqiptar është kolosal, dhe kjo është arsyeja sipas tij që në dokumentin e Bundestagut përmendet kjo çështje.

“Kam një arkiv të pasur për këtë proces dhe për debatet që janë bërë për këtë çështje dhe hartat që janë nxjerr. Dëmi që i është shkaktuar faktorit shqiptar është kolosal, kjo është arsyeja pse në dokumentin e Bundestagut përmendet kjo çështje sepse ndryshe nuk kishte arsye pse të përmendje dhe po them që për fat të mirë duket sikur ne po rigjejmë dhe një herë tjetër atë busullën”, u shpreh ai.

Ai tha se për këtë çështje ka pasur debate të zjarrta. Ndërkaq analisti Arjan Vasjari u shpreh se bëhet fjalë për një ide të strukturuar që punonin qartësisht për këtë gjë, aq sa flitej dhe për kilometra katrorë dhe për fshatra, ‘një çështje e kopsitur ‘siç e tha ai.

Ndërkohë që analisti Fatos Lubonja i qëndronte mendimit se Ditmir Bushati u shkarkua nga detyra e tij si Ministër i Jashtëm pikërisht për këtë çështje. “U vu një kosovar ministër, që sipas të dhënave është njeri i afërt i Batonit, dhe fakti që e vuri kryeministri dhe hoqi ministrin që kishim me deduksion të çon që kryeministri ka pasur një herë atë mendimin dhe ka ndërruar mendimin. Pastaj përse e ndërroi mendimin këtë hajt ta diskutojmë. Heqja e Bushatit, Bushati nuk e thotë, dhe vendosja e atij që i vu sepse asnjëherë nuk kanë dalë hapur fare që jemi për ndryshim kufijsh, po është mbrojtur gjithmonë Thaçi. Të gjitha këto të çojnë tek diçka që është përgjegjësi e madhe”, tha Lubonja.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Buka”/ GJKKO kalon në gjykim në themel çështjen e Arben Ahmetajt

15:46 : 25/07/2025
AKTUALITET

Lezhë/ Qëlloi me armë dhe frikësoi banorët, 21-vjeçari shpallet në kërkim nga policia

15:45 : 25/07/2025
SPORT

Tre skuadrat e Superiores luajnë paralelisht të enjten, mësoni oraret e sfidave të kthimit

15:41 : 25/07/2025
AKTUALITET

FOTO-VIDEO/ Zjarr në Berat, flakët i afrohen banesave

15:34 : 25/07/2025
AKTUALITET

E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C

15:28 : 25/07/2025
AKTUALITET

Shisnin kanabis në zonat turistike të Vlorës dhe Sarandës, 4 të arrestuar

15:27 : 25/07/2025
Para

Blerja e votave/ Gazetari: SHBA i dha sinjal Ramës

TË GJITHA

Dosja “Buka”/ GJKKO kalon në gjykim në themel çështjen e Arben Ahmetajt

15:46 : 25/07/2025

Lezhë/ Qëlloi me armë dhe frikësoi banorët, 21-vjeçari shpallet në kërkim nga policia

15:45 : 25/07/2025

Tre skuadrat e Superiores luajnë paralelisht të enjten, mësoni oraret e sfidave të kthimit

15:41 : 25/07/2025

FOTO-VIDEO/ Zjarr në Berat, flakët i afrohen banesave

15:34 : 25/07/2025

E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C

15:28 : 25/07/2025

Shisnin kanabis në zonat turistike të Vlorës dhe Sarandës, 4 të arrestuar

15:27 : 25/07/2025

Maserati shpërthen në flakë pranë tunelit të Skërficës/ PAMJE

15:19 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com