• Kontakt
Monday, September 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tregu i sigurimeve, AMF trajton 71 ankesa në 9 muaj/ Apeli ndaj qytetarëve, ja ku të drejtoheni nëse…

11:52 : 23/10/2019
në AKTUALITET, EKONOMI
SONY DSC

SONY DSC

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për 9 muajt e vitit 2019 ka trajtuar 71 ankesa të ardhura nga qytetarët dhe subjekte të tjera, që lidhen kryesisht me tregun e sigurimeve.

Ankesat e trajtuara nga Drejtoria e Mbrojtjes Konsumatore janë bërë kryesisht për masën e dëmshpërblimit në rastet e aksidenteve rrugore.

Autoriteti u bën apel qytetarëve që të kontaktojnë për çdo problematikë në lidhje me shoqëritë e tregjeve nën mbikëqyrje, ndërsa mbetet i angazhuar maksimalisht për trajtimin efikas dhe transparent të ankesave të tyre.

Ata mund t’i depozitojnë ankesat e tyre në platformën tonë online, në linkun https://crm.amf.gov.al/ ose të kontaktojnë me Autoritetin përmes adresës së posaçme të e-mailit, që gjendet në faqen zyrtare të AMF, [email protected], si dhe numrit të telefonit +355 4 22 57 560. Gjithashtu mund të na shkrujnë në faqen zyrtare të AMF në Facebook.

Lexo edhe:

Viktimat e pafajshme/ A është Shqipëria një vend i sigurtë?

Tregu i sigurimeve: Miliona euro fitime, zero drejtësi për qytetarët

Në mbrojtje të qytetarëve, AMF ka realizuar disa ndryshime në Rregulloren nr. 53 “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”. Ndryshimet e kryera saktësojnë disa elementë të rëndësishëm, nga afatet e dëmshpërblimit, deri te procedura dhe mjetet e njoftimit të konsumatorit.

Ndryshimi i parë është bërë në nenin 3 që lidhet me paraqitjen e kërkesës për dëmshpërblim, ku në pikën 2 janë shtuar dy nënpika sqaruese si më poshtë:

2.1 Për qëllim të këtij neni, data e marrjes së kërkesës për dëmshpërblim quhet data e depozitimit të kërkesës së bashku me dokumentacionin e plotë shoqërues.

2.2 Në rastet kur kërkesa e paraqitur nuk është e plotë, shoqëria e sigurimit i drejtohet paraqitësit të kërkesës me shkrim brenda 8 ditëve pas pranimit të kërkesës dhe kërkon plotësimin e dokumentacionit.

Ndryshimi tjetër është bërë në nenin 6, që lidhet direkt me afatet dhe procedurën e trajtimit të kërkesës për dëmshpërblim, ku është specifikuar se:

Në përfundim të trajtimit të kërkesës për dëmshpërblim:

Në rast pranimi të kërkesës, shoqëria e sigurimit duhet të njoftojë palën e dëmtuar për masën e dëmshpërblimit të vlerësuar prej saj;

Në rast refuzimi të kërkesës, shoqëria e sigurimit duhet të njoftojë me shkrim palën e dëmtuar për refuzimin dhe shkaqet ligjore, që çojnë në këtë refuzim.

Shoqëria e sigurimit do të kryejë pagesën e dëmshpërblimit brenda 14 ditëve pas përfundimit të afatit të trajtimit të dëmit dhe nënshkrimit të deklaratës së pranimit të dëmshpërblimit.

Ndryshimi tjetër ka të bëjë me mënyrën e informimit të konsumatorit, ku përveç letrës rekomande është shtuar edhe posta elektronike, apo mesazhi në telefon, në rastet kur këto të dhëna paraqiten nga kërkuesi për dëmshpërblim në formularin që ai plotëson pranë shoqërisë së sigurimit.

Etiketa: AMFqytetaretregu i sgurimeve

Lajme të lidhura

Screenshot
AKTUALITET

Viktimat e pafajshme/ A është Shqipëria një vend i sigurtë?

20:06 : 09/09/2025
AKTUALITET

Tregu i sigurimeve: Miliona euro fitime, zero drejtësi për qytetarët

22:16 : 30/08/2025
AKTUALITET

Plazhet të mbushur me plehra, Noka: Bie propaganda e Ramës, Shqipëria e fundit në Europë

10:54 : 21/06/2025
Screenshot
AKTUALITET

Fushata/ Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin

19:45 : 28/04/2025
BOTA

Dëbimi i shtetasve kroatë nga Serbia/ Analiza e REL: Drama njerëzore në mes të tensioneve politike

09:17 : 24/04/2025
AKTUALITET

Lapaj firmos “kontratë” me qytetaren: Nëse bëj marrëveshje me Ramën, pasuritë e mia të kalojnë ty

16:20 : 23/04/2025
Para

Legalizuan banesën me letra falso, nën hetim zyrtari i ALUIZNI-t

TË GJITHA

Shqiptari që vdiq në ‘Bibby Stockholm’ refuzoi të shkonte në anije, zyrtarët injoruan paralajmërimet e tij

20:31 : 22/09/2025

BE e shqetësuar: Ndryshimet në Kodin Penal mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve

20:30 : 22/09/2025

Dita barazohet me natën, Meri Shehu zbulon se çfarë sjell kjo javë për çdo shenjë horoskopi

20:22 : 22/09/2025

Putin ofron zgjatjen e traktatit me SHBA-në për armët bërthamore

20:11 : 22/09/2025

Makina godet nga pas kamionin e parkuar në aksin Fier-Patos, 2 të plagosur

20:04 : 22/09/2025

Drejt ceremonisë së “Topit të Artë”, renditja e lojtarëve nga vendi i 11-të tek i 30-ti

19:53 : 22/09/2025

Ditari i Diellës – protokolli i martesave dhe divorceve on line

19:52 : 22/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com