• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Kush është njeriu më i rrezikshëm në Shqipëri

13:39 : 20/10/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Vetëm pak kohë më parë në Shqipëri me vendim të Këshillit të Ministrave u ngrit një strukturë policore për të bërë të mundur arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Pati mjaft debate nga ekspertë të Policisë dhe kriminalistikës, sepse gjykuan se struktura e re, do të nxirrte “jashtë loje” forcat speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Por, pavarësisht debateve Ministria e Brendshme nisi procedurat për ekipin që gjerësisht në gjuhën policore njihet si “Enfast”, që në fakt është një rrjet europian për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë.

Por çfarë është realisht “Enfast”?! Rrjeti “Enfast” përbëhet nga disa shtete, ku aspirante është dhe Shqipëria me njësinë e saj më të fundit speciale për kapjen e të kërkuarve. Ky rrjet funksionon në bazë të shkëmbimit të të dhënave për të shpallurit nën logon “shumë të kërkuar”.

Një prej detyrave të rëndësishme të rrjetit “Enfast”, pjesë e Europol është vënia në dispozicion e të dhënave dhe gjurmëve të gishtave, fotove dhe gjeneraliteteve të plota për më të rrezikshmit, deri edhe tek të dhënat e konsideruara të karakterit sekret, siç është ADN-ja.

Në rrjetin “Enfast” të Europol janë anëtarësuar deri tani 21 shtete, të cilat kanë të drejtë të prezantojnë me foto një nga të arratisurit e tyre më të rrezikshëm, ndërsa zotërojnë të drejtën absolute të kërkojnë të dhëna për shumë të tjerë.

Lexo edhe:

Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

Sipas rregullores së “Enfast”, të miratuar nga zyrat qendrore të Europol shtete të ndryshme kanë të drejtë të kërkojnë jo vetëm shtetas të tyre, por edhe nga vende të tjera, por që janë “graduar” si person “shumë të rrezikshëm”.

Psh. Italia vitin e kaluar në rrjetin “Enfast” të Europol dërgoi emrin dhe foton e shqiptarit Tesilvan Basho, të arratisurit në 2016 nga një burg në Itali dhe ndër të skeduarit më të rrezikshëm. Ai njihej edhe me emrin Tesi Basho. Ai u arrestua vetëm pak ditë më parë nga Policia Shqiptare, por emri i tij kishte qarkulluar në “Enfast” dhe Europol bashkë.

Edhe Shqipëria, në rast të anëtarësimit ka mundësi të publikojë në këtë rrjet emrin e njërit prej më të kërkuarve dhe me rrezikshmëri të lartë brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Por ka të drejtë të kërkojë edhe shtetas të huaj që mund të kenë kryer krime të rënda në Shqipëri dhe që konsiderohen të rrezikshëm.

Këmbënguljes për një emër të mundshëm, se cilin person më të rrezikshëm mund të publikonte Shqipëria në rrjetin “Enfast”, eksperti që foli për Gazetën “SHQIP” përmendi emrin e Daut Kadriovskit një shqiptaro-maqedonas që ka bërë kërdinë me trafik droge e që është burgosur disa herë në Tiranë. Në fakt ky person rezulton të ketë vdekur në burg në Shqipëri, por me një CV të pasur kriminale që fillon nga viti 1985 në Gjermani.

Gjithsesi, njësia speciale është prezantuar vetëm pak kohë më parë në Poloni me synim aderimin në rrjetin ENFAST. Sipas të dhënave, kriteret e përzgjedhjes së “çunave” të Enfast janë dy: Së pari inteligjenca, e nevojshme për të mbledhur informacionin përmes një pike kontakti 24 orë në 7 ditë të javës dhe së dyti gatishmëria për të bashkëpunuar me agjensitë homologe në nivel europian sa herë të thirren “nën armë”.

Ekspertët thonë se kjo strukturë nuk dublon Interpol. Përkundrazi është një shtojcë me mjaft efekt në Evropë, por që në Shqipëri nuk është menduar të funksionojë më parë për shkak të problematikave që lidheshin jo më shumë me anën ligjore, sepse kriteret e anëtarëve të “Enfast”.

Ekspertët shqiptarë dhe evropianë thonë se përvoja ka treguar që nga sa më shumë sy të shikohen të arratisurit në kërkim, aq më i lartë është shansi që dikush të mund t’i jap fund enigmës dhe të vendosë pjesën e fundit të puzzle-it, për të lokalizuar dhe arrestuar personin e kërkuar.

Informacioni mund të dërgohet në mënyrë anonime përmes faqes së internetit, direkt te hetuesit ndërkombëtarë që kërkojnë të arratisurin. Kjo qasje ka rezultuar e suksesshme në tre vitet e kaluara. Pas çdo fushate të madhe komunikimi, disa të arratisur të kërkuar u arrestuan sepse presioni u bë shumë i lartë për ata dhe/ose të afërmit e tyre.

Që prej fillimit të projektit “Enfast”, 69 kriminelë që u paraqitën në faqen e internetit janë arrestuar. Në të paktën 21 raste kjo ndodhi për shkak të informacionit të marrë nga publiku i gjerë përmes faqes së internetit.

“Më të kërkuarit e Europës”, u iniciua nga rrjeti ENFAST në janar të 2016 me mbështetje të plotë të Europol. Anëtarët e ENFAST janë të specializuar në gjetjen e kriminelëve në arrati, të cilët dyshohen, ose janë dënuar për krime të rënda dhe janë subjekte të Urdhrave të Arrestimeve Evropiane. /Faxnews/

Etiketa: Enfasti rrezikshemShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

15:36 : 08/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

11:55 : 08/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Ura mbi Bunë që do lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e projekteve me rëndësi kombëtare

22:50 : 06/08/2025
AKTUALITET

Rama mburret me turizëm elitar, të huajt ankohen për plehrat në forumet e udhëtimit me mijëra ndjekës

08:10 : 06/08/2025
AKTUALITET

Blerja e shtëpisë së parë në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e paarritshme për qytetarët

19:27 : 05/08/2025
Para

Në ADN-në e Ramës nuk ka programim për shtetin ligjor dhe sistemin demokratik

TË GJITHA

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025

Boni debuton me gol, Interi përmbys me 10 lojtarë Monakon

22:07 : 08/08/2025

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com