• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ndizen gjakrat nga krizat e fundit politike në Uashington

23:45 : 19/10/2019
në BOTA

Uashingtoni zyrtar është fiksuar pas dy krizave të fundit politike: procesit për shkarkimin e mundshëm të presidentit dhe situatës në Siri. Presidenti Donald Trump po përpiqet të bllokojë përpjekjet e demokratëve për të çuar përpara procesin për shkarkim, ndërkohë që është vënë në mbrojtje ndaj kritikave të shumta, madje edhe nga republikanë për vendimin e tij që të tërheqë trupat nga Siria. Presidenti Trump di si t’u rezistojë furtunave politike, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone:

Presidenti Trump komenton në Shtëpinë e Bardhë duke argumentuar vendimin për tërheqje nga Siria:

“Ideja ishte që të qëndronim në atë vend vetëm 30 ditë. Kemi 10 vjet në atë vend; është koha të kthejmë trupat në atdhe. Nuk jemi ne xhandar i botës, ka ardhur koha të kthehemi në atdhe”.

Presidenti ka qenë i preokupuar këto kohë me procesin hetimor të hapur nga demokratët në Kongres që mund të çojë në shkarkimin e tij. Hetimet përqëndrohen tek kërkesa që presidenti i paraqiti homologut ukrainas për të hetuar rivalin politik, Joe Biden.

Lexo edhe:

Sot e ka kundërshtar për Tiranën, si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë/ FOTO

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

“Proces për shkarkim… Nuk ma merrte mendja që do ta dëgjoja këtë term në referencë ndaj meje. E thashë më parë: sa fjalë e shëmtuar. Për mua është fjalë e shëmtuar”.

Në këtë situatë hetimesh, ishin ndezur gjakrat kur u zhvillua takimi i presidentit me ligjvënës demokratë në Shtëpinë e Bardhë lidhur me situatën në Siri:

“Kam qenë ligjvënës gjatë mandateve të gjashtë presidentëve të ndryshëm. Kam marrë pjesë në shumë takime të tilla. Por, kurrë nuk kam parë një president që të sillet me kaq mungesë respekti ndaj një dege të barasvlefshme të pushtetit në Shtetet e Bashkuara,” tha ligjvënësi Steny Hoyer.

Duket se po shtohet presioni politik lidhur me procesin për shkarkimin e mundshëm të presidentit, thotë analisti John Fortier:

“Pa diskutim ai po mendon skenarin e largimit nga detyra dhe reputacionin e tij më pas. Për sa i përket reagimit të Shtëpisë së Bardhë, mendoj se ka një metodë të ngjashme në reagim ndaj të gjitha krizave, duke rezistuar dhe duke u kundërpërgjigjur. Ata veprojnë me moton: çohu dhe kundërvepro. Këtë po shohim edhe tani”.

Të dyja palët në këto zhvillime po ndjekin me vëmendje opinionin publik, thotë analisti William Galston.

“Republikanët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm që të mos duken se po u dalin në mbrojtje veprimeve të pajustifikueshme. Nëse thonë se presidenti nuk ka bërë asgjë të gabuar ka gjasa të humbin pikë në sytë e publikut”.

Presidenti e ka prezantuar veten me krenari si një udhëheqës që i bën rezistencë traditës qeverisëse. Me avancimin e procesit hetimor pritet të shohim sjellje të tjera të pazakonta për një president, thotë historiania Barbara Ann Perry.

“Deri tani ai i ka hedhur në erë të gjitha normat e praktikat pararendëse të 44 presidentëve të mëparshëm. Prandaj nuk do të çuditesha nga asgjë që bën ky president”.

Pavarësisht nga rezultati i hetimeve që mund të hapin procesin për shkarkimin e mundshëm të presidentit, gjasat janë që të thellohet polarizimi politik në vend:

“Kjo betejë ka gjasa ta polarizojë edhe më shumë vendin. Do të shohim një vend shumë të përçarë, të ngjashëm me situatën që pamë në 1999 dhe 2000 pas procesit për shkarkimin e Presidentit Clinton dhe gjatë polemikave që shoqëruan zgjedhjet presidenciale të vitit 2000,” thotë Thomas Schartz, pedagog në Universitetin Vanderbilt.

Të gjitha këto kriza shpalosen në një kohë që vendi përgatitet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në nëntor 2020./VOA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sot e ka kundërshtar për Tiranën, si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë/ FOTO

13:42 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

13:31 : 06/10/2025
AKTUALITET

Seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademaj/ Ekspertiza mjeko-ligjore: U qëllua nga një distancë 2-5 cm

13:22 : 06/10/2025
AKTUALITET

Dogji automjetin e parkuar në aksin ‘Vorë-Maminas’, arrestohet 38-vjeçari

13:22 : 06/10/2025
AKTUALITET

Berisha: A dini gjë për Endri Fugën ju? Kërkohet nga SPAK, i është arratisur Ramës njeriu më i afërt

13:07 : 06/10/2025
AKTUALITET

Publikohet fotoja e shqiptarit që u ekzekutua në Kolumbi, njihej me pseudonimin ‘Qoti’!

13:06 : 06/10/2025
Para

Gjyste Vulaj "çmend" turqit, linjat e saj trupore të lënë pa fjalë (FOTO)

TË GJITHA

Sot e ka kundërshtar për Tiranën, si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë/ FOTO

13:42 : 06/10/2025

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

13:31 : 06/10/2025

Seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademaj/ Ekspertiza mjeko-ligjore: U qëllua nga një distancë 2-5 cm

13:22 : 06/10/2025

Dogji automjetin e parkuar në aksin ‘Vorë-Maminas’, arrestohet 38-vjeçari

13:22 : 06/10/2025

Berisha: A dini gjë për Endri Fugën ju? Kërkohet nga SPAK, i është arratisur Ramës njeriu më i afërt

13:07 : 06/10/2025

Publikohet fotoja e shqiptarit që u ekzekutua në Kolumbi, njihej me pseudonimin ‘Qoti’!

13:06 : 06/10/2025

Kush do ta drejtojë fushatën për Tiranën? Berisha: Vendimin nuk e marr unë, e ka në dorë…

13:00 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com