• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ushtari i Edi Ramës dhe Tom Doshit në krye të Akademisë së Shkencave”/ PD paralajmëron ankim

13:52 : 18/10/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike paralajmëroi ankim në Gjykatën Kushtetuese (sapo të nisë funksionalitetin) të zgjedhjes së Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Edi Rama, pasi i imponoi Akademisë së Shkencave një ligj krejtësisht sovjetik e antikushtetues, sot vuri në krye Akademisë ministrin e fundit të diktaturës komuniste, u shpreht ish-deputeti i PD Luçiano Boçi në një deklaratë nga selia blu.

Gjinushi, shtoi ai, është rrëzuar me dekret nga Presidenti, por Edi Rama, në vend që të ikë bashkë me të, kthen Akademinë e Shkencave në një organizatë tjetër politike.

“Emërimin e turpshëm e të paligjshëm të ushtarit të Ramës dhe Tom Doshit në Akademinë e Shkencave, ne do ta ankimojmë në Kushtetuese, sapo kjo gjykatë të jetë funksionale”, tha Boçi.

Deklarata e Boçit

Lexo edhe:

“Kryeministri u përfshi vetë”, gazetari: Grupi që eliminoi Ervis Martinajn është i paprekshëm

Rama në delir: Demokracia në Shqipëri dhe Komisioni i Venecias, shokë materniteti

Edi Rama vazhdon të uzurpojë e të pushtojë institucionet e pavarura kushtetuese me kamikazët e tij politikë, duke ricikluar figura si Skënder Gjoinushi, që i shërbyen regjimin komunist edhe gjatë rënies së tij.

Pasi i imponoi Akademisë së Shkencave një ligj krejtësisht sovjetik dhe antikushtetues, ai sot vuri në krye Akademisë ministrin e fundit të diktaturës komuniste, duke shkelur plotësisht Kushtetutën dhe Ligjin për Akademinë e Shkencave.

Emërimi me dhunë i Skënder Gjinushit është realizuar sot nën presion politik. Ai është një regres shkencor, moral dhe politik, një uzurpim në grup i një posti publik.

Skënder Gjinushi është rrëzuar me dekret nga Presidenti i Republikës, por Edi Rama, në vend që të ikë bashkë me të, për dështimin e tij personal me negociatat, kthen Akademinë e Shkencave në një organizatë tjetër politike.

Në krye të Akademisë së Shkencave nuk mund të emërohet një person me angazhim të qartë politik, një person pa asnjë kontribut shkencor, një person i cili, përveç mendësisë komuniste, nënshtrimit ndaj Edi Ramës dhe Tom Doshit, nuk nuk mund prodhojë asgjë shkencore e bashkëkohore.

Kryesia e Akademisë ka bashkëpunuar dhe pranuar të përdoret për të kryer këtë emërim tërësisht antiligjor, duke marrë mbi vete të gjitha përgjegjësite ligjore dhe morale përpara opinionit shoqëror dhe kombit.

Për të zbatuar porosinë politike të Edi Ramës, kryesia emëroi Gjinushin duke i dhënë fuqi prapavepruese ligjit të ri të Akademisë së Shkencave për një proces të përfunduar me ligjin e vjetër.

Emërimi i paligjshëm i Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave shkallmon shtetin ligjor pikërisht atje ku duhej të ishte shtëpia e së drejtës, shtëpia e dijes dhe e elitës së kombit.

Partia Demokratike kundërshton me forcë këtë uzurpim të Akademisë së Shkencave nga Edi Rama dhe Skënder Gjinushi, si dhe dënojmë çdo ndërhyrje politike në Akademi.

Emërimin e turpshëm dhe të paligjshëm të ushtarit të Edi Ramës dhe Tom Doshit në Akademinë e Shkencave, ne do ta ankimojmë në Gjykatën Kushtetuese, sapo kjo gjykatë të jetë funksionale.

Etiketa: akademia e shkencaveEdi RamaSkender gjinushiTom Doshi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kryeministri u përfshi vetë”, gazetari: Grupi që eliminoi Ervis Martinajn është i paprekshëm

21:26 : 20/10/2025
AKTUALITET

Rama në delir: Demokracia në Shqipëri dhe Komisioni i Venecias, shokë materniteti

15:23 : 20/10/2025
AKTUALITET

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!

14:47 : 20/10/2025
AKTUALITET

Tuneli i Llogarasë/ Berisha: Hajdutët Lubi-Rama 220 milionë euro për të shkurtuar 12 minuta

13:07 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Kontrata e Aeroportit të Vlorës është abuzive”/ Berisha: 135 mln euro ndahen mes Ballukut dhe koncesionarit

13:04 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

08:31 : 20/10/2025
Para

Dështimi me negociatat/ Lleshaj: Pozitive...

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com