• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reagon kompania e sigurimeve “Sigma”, lidhur me shkrimin e botuar nga “Boldnews.al”

12:33 : 16/10/2019
në AKTUALITET

Nga Boldnews.al

“Boldnews.al” ka publikuar më parë artikullin me titull: “Sigma” refuzoi dëmshpërblimin për viktimën e aksidentit të 6-fishtë. Apeli e detyron të paguajë”, referuar një vendimi të Gjykatës së Apelit Tiranë, të datës 4 Korrik 2019.

Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit vendos lënien në fuqi të një vendimi të shkallës së parë Tiranë, e cila kishte caktuar në 14 Dhjetor 2018 që kompania “Sigma” të dëmshpërblente me vlerën 8.8 milionë lekë familjarët e viktimës Xh.M.

Por, kompania “Sigma” deklaron se e ka kryer pagesën e dëmshpërblimit, megjithëse ajo kishte ankimuar në gjykatë këtë pagesë. Për këtë gjë “Sigma”, ka paraqitur pranë redaksisë sonë edhe faturën përkatëse.

Pas publikimit të artikullit, kompania “Sigma” sqaroi për “Boldnews.al” se “pagesën e praktikës së dëmit nga Fondi i Kompensimit për rastin e trajtuar në shkrim, detyrimi i Byrosë (së Sigurimeve) është ekzekutuar plotësisht në shumen 8,844,966 lekë, në datën 15.11.2018”.

Lexo edhe:

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

Për të konfirmuar sqarimin e tyre, kompania “Sigma” ka vënë në dispozicion të redaksisë edhe faturën, nëpërmjet të cilës shuma i ka kaluar përmbaruesit gjyqësor që kishte vënë në ekzekutim vendimin për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimës Xh.M.

Në bazë të vendimit të Gjykatës së Apelit, datë 4 Korrik 2019, të cilit i është referuar “Boldnews.al” në shkrimin e tij, nuk përmendet nëse shoqëria “Sigma” e ka paraqitur para trupës gjykuese argumentin e kryerjes së pagesës.

Gjithashtu, është e paqartë se përse “Sigma”, megjithëse ka paguar detyrimin në datë 15 Nëntor 2018, datë e cila është rreth një muaj para vendimit të gjykatës së shkallës së parë, ka vijuar të ndjekë rrugën gjyqësore edhe në Apel.

Më poshtë reagimi i plotë i kompanisë “Sigma Interalbanian VIG sh.a”:

“Në vijim të shkrimit të publikuar më datë 14.10.2019, me titull “Sigma refuzoi dëmshpërblimin për viktimën e aksidentit të 6-fishtë. Apeli e detyron të paguajë”, Ju bëjmë me dije se praktika e dëmit, për të cilën bëhet fjalë në shkrim, është ekzekutuar që në datë 15.11.2018 dhe jo në bazë të vendimeve të gjykatës që citohen në shkrimin në fjalë.

Vlen të përmendet se detyrimi i këtij rasti nuk ka qenë detyrim i shoqërisë tonë, por i Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. Kjo, pasi automjeti i cili ka shkaktuar aksidentin, nuk ka qenë i pajisur me policë sigurimi në momentin e aksidentit, dhe për rrjedhojë, edhe praktika e dëmit trajtohet në Byronë Shqiptare të Sigurimeve, në praktikat Fond Kompensimi.

Kjo praktikë ka ardhur për pagesë në shoqërinë tonë nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve, nëpërmjet shkresës nr. 4510 Prot., datë 06.09.2018 dhe është administruar pranë nesh më datë 11.09.2018, pasi shoqëria e kishte paguar tashmë gjithë Fondin e Kompensimit për vitin 2018.

Mjafton të përmendim këtu se, vetëm për vitin 2018, nga ana e shoqërisë sonë janë paguar detyrime të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve në shumën 151,449,321 lekë.

Megjithatë, për pagesën e praktikës së dëmit nga Fondi i Kompensimit për rastin e trajtuar në shkrim, detyrimi i Byrosë është ekzekutuar plotësisht në shumën 8,844,966 leke, në datën 15.11.2018”.

Në vijim, me foto, është vendimi i plotë i Gjykatës së Apelit Tiranë, nr. 30-2019-1577, dt. 04.07.2019.

Lajme të lidhura

SPORT

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025
SHENDETI

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025
SPORT

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025
BOTA

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025
SPORT

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025
Para

Mashtrimet e 16 biznesmenëve me TVSH, në kërkim një tjetër/ “Lufta e heshtur” mes Prokurorisë dhe Apelit (DETAJET)

TË GJITHA

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com