CR700, Por buzëqesh Shevchenko

Cristiano Ronaldo shënoi mbrëmë golin e tij të 700-të në karrierë, por nuk mundi të ndalë humbjen e Portugalisë në Ukrainë.

Ish-lojtari i United dhe Realit të Madridit e arriti këtë rekord historik me një penallti të kthyer në gol në minutën e 72 të ndeshjes.

Me këtë arritje ai i bashkohet një elite futbollistësh si: Gerd Muller, Pele, Josef Bican e Romario.

LEXO EDHE  5 gjërat që u vunë re në stërvitjen e parë të Mourinho-s te Tottenham

Gjithsesi Ronaldo nuk mund të gëzohet plotësisht, duke ditur se Portugalia e tij humbi mundësinë për tu renditur e para në grup, pasi Ukraina e drejtuar nga Andriy Shevchenko fitoi ndeshjen me rezultatin 2-1, duke siguruar biletën e Europianit 2020 dhe vendin e parë në grup.