Një aksidenti automobilistik është regjistruar këtë të martë në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Sh., banues në fshatin Mengël Elbasan është përplasur me mjetin tip “Cintroen”.
Për pasojë janë lënduar drejtuesja e mjetit “Cintroen” dhe tre pasagjerët e mjetit “Benz”, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.