Përmes një statusi në Facebook, deputeti Lefter Maliqi ka bërë një urim sepcial për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit feston sot 75 vjetorin e lindjes ndërkohë që shumë simpatizantë dhe mbështetës të tij nuk kanë nguruar të urojnë ish-kreun e qeverisë.
Ndër të tjera, Maliqi ka uruar përmes një video lajmesh të transmetuar në TVSH, ku sipas deputetit edhe një video e thjeshtë merrte më shumë klikime kur Berisha drejtonte qeverinë.
“Edhe 100! Nje urim special sot ne shenje mirenjohje per liderin historik Sali Berisha ne emer te mijera banoreve te Lapardha – Lumas dhe gjithe qarkut Berat per investimet, mbajtjen e premtimeve mbi 30 here me shume se Rilindja e fasades, varferimit, krimit, çpopullimit dhe mashtrimit. Ky urim special shprehet me se miri dhe nga shikueshmeria afro 140.000 ne video ku populli me origjine i majte e pret me kenge e valle, me lule e brohoritje ne mes te rruges nacionale Kucove – Ure Vajgurore – Berat – Skrapar. Urimet me te perzemerta doktor familjarisht! Mirenjohje!” shkruan Maliqi në status.