Arrestimet tek Astiri/ Spaho: Skenar i policisë i urdhëruar nga Rama

Arrestimi i Klevis Balliut dhe protestuesve të tjerë, një skenar i përgatitur nga Edi Rama. Kështu është shprehur në një prononcim për Syri TV nënkryetari i PD, Edmond Spaho.

“Skenar i përgatitur nga policia nën dirigjimin e Edi Ramës duke kërkuar përplasje me banorët dhe opozitën. Edhe sot u pa kjo. Protesta ishte paqësore. Përfundoi në një periudhë të shkurtër kohore, më pas forcat e policisë u lëshuan duke bërë ndalime të paligjshme. Gjithçka ishte paqësore.

Nga të dhënat paraprake bëhet fjalë për 8-9 të arrestuar. Mes tyre edhe ish deputeti Klevis Balliu.

LEXO EDHE  Lëpirësat e bashkisë dhe gjobaxhinjtë e kollarisur

Do të dërgojmë juristët tanë për të parë gjendjen e të ndaluarve dhe jam i bindur se nuk ka asnjë mjet ligjor pse i kanë ndaluar. Janë përpjekje e dështuar për të frikësuar qytetarët. Protesta do të vazhdojë. Ne do të vazhdojmë ti mbështesim”, u shpreh Spaho.

Pas ndalimit të ish deputetit Balliu dhe disa protestave të tjerë, banorë të Unazës së Re, por edhe funksionarë të PD janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.