Trageti i linjës Vlorë-Brindisi San Damian ka rinisur punën pas qëndrimit për disa ditë në kantier në qytetin e Brindisit.Shërbimet dhe kontrollet e përvitshme u afruan në kohë edhe pse ishte parashikuar të qëndronte më shumë kohë në remont,ndërkohë që sipas kompanisë është punuar ditë e nate per tu ber remontet e pervitshme.Pavaresisht se komania Tsinea Shiping ofroi tragetin tjeter te kompanise ‘Red Star’ kjo gjë iu mohua sepse sipas Drejtorise se pergjithshme Detare nuk ishte i pershtatshem.
Nga ana tjeter kompania ka paraqitur dokumentacionet perkatese ku tregon se Red Star ka rezultuar se ka kaluar cdo test si ne Greqi,Itali po ashtu dhe nje kontroll ne Shqiperi .Pavaresisht sipas tyre ketij vendimi te padrejt qe la pa traget qytetin ,kompania respektoi vendimin e drejtorise se pergjithshme detare duke mos e sjelle tragetin zevendesues gje e cila shkaktoi nje ser problemesh ne levizjen e udhetareve.
Kompania perkatese ne nje reagim te dhene per mediat ka vene ne dispozicion dhe kontrollet perkatese si te tragetit Red Star po ashtu edhe te procedurave qe pati trageti San Damian si reagim ndaj akuzave te pabazave te bera ne drejtim te trageteve te kesaj linje.Kompania Tsinea Shipping eshte shprehur se vijon te jete ne sherbimin e ushetareve ne menyre korrekte ashtu si prej vitesh ,pavaresisht veshtiresive qe paraqet kjo linje .Gjithashtu kompania ben te ditur se brenda muajit nentor ,kesaj linje do ti bashkohet dhe trageti i ri me kushte bashkekohore, i cili fillon pune vitin e ardhshem .
Shenim :Bashkangjitur dokumentacionet perkatese :
Inspektimet vjetore te Tragetit Red Star qe tregojne se eshte ne kushte optimale
Kontrollet dhe sistëmimet e përvitshme te Tragetit San Damian
Njoftimi i bëre nga Agjensia Shqiptare per Tragetit San Damian per Remontin e pervitshem