• Kontakt
Sunday, June 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bardhi: Ja cili është propozimi i PD për Reformën Zgjedhore

21:48 : 11/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment bardhi, ka komentuar situatën politike në vend.

I ftuar në Abc news, Bardhi është shprehur se deri më sot nuk ka patur asnjë tryezë për reformën Zgjedhore ku PD të ketë qenë e ftuar.

Ai theksoi se PD është për një sistem mazhoritar të pastër.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Zoti Gjiknuri ka deklaruar se jemi të hapur për depolitizimin e administratës zgjedhore, duke mos përjashtuar edhe KQZ. Çfarë qëndrimi keni për ketë?

Lexo edhe:

“Takohemi së shpejti …”/ U nda tragjikisht nga jeta, çfarë shkruante në postimin e fundit Fatjon Bunjaku

“Projekti në Zvërnec do bëhet patjetër”/ Rama: PS shpëtoi flamingot, 10 vite më parë haheshin

Gazment Bardhi: Dje nuk ka patur asnjë tryezë për reformën zgjedhore ku PD të ketë qenë e ftuar. Ka pasur një mbledhje të komisionit parlamentar, ku, normalisht, marrin pjesë deputetët e Kuvendit, Kuvend të cilin opozita e konsideron jo legjitim dhe të dalë nga zgjedhjet e manipuluara të vitit 2017, për te cilat ka edhe një hetim prej 2 vitesh të prokurorisë. Zoti Gjiknuri apo PS është palë në këtë proces dhe është palë e barabartë me opozitën. Pra, nuk mund ta trajtosh reformën zgjedhore sikur e ka në dorë njëra palë dhe po i bën nder palës tjetër. Qoftë PD, qoftë PS, sikundër edhe partitë e tjera politike në vend, janë aktorë të zgjedhjeve. Në momentin kur reformohen rregullat e lojës, secila prej partive politike është e barabartë në trajtimin apo ndërmarrjen e reformës që sjell rregulla të tjera loje për partitë politike në zgjedhje. Opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e vet, që jemi të gatshëm, duke qenë se është kusht kryesor për hapjen e negociatave, që ditën e parë kur kjo çështje u kthye në një kusht të Bundestagut, opozita tha se do të japë kontributin e vet në reformën zgjedhore. Si mund të përfshihemi? Thjesht dhe vetëm duke siguruar barazi mes palëve në këtë proces.

Pyetje: dhe cili është qendrimi juaj në raport me administratën dhe depolitizimin e saj?

Gazment Bardhi: Në vitin 2019 ka patur një ndryshim të rekomandimit të dhënë nga dy palë zgjedhje të mëparshme për administratën zgjedhore. Nga një formulim që kërkonte depolitizimin e tyre dhe dhënien e kësaj komptence nëpunësve publikë, në raportin 2019, OSBE/ODIHR ka konstatuar se nëpunësit publikë, pra, shërbimi civil është i politizuar, i kontrolluar nga partia në pushtet, nën presionin e partisë në pushtet. Për këtë arsye, OSBE/ODIHR ka rekomanduar që të ndryshojnë procedura e propozimit të anëtarëve. Ne jemi të hapur për te parë modelet që garantojnë administratë zgjedhore të balancuar, që gëzon besimin e të gjitha palëve qe marrin pjesë në zgjedhje, sikundër një administratë zgjedhore që i bindet ligjit dhe jo urdhrave politikë. Përsa i përket KQZ është provuar që KQZ  është në pamundësi për të administruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse është kapur në flagrancë nga OSBE/ODIHR duke shkelur ligjin dhe duke zbatuar urdhra politikë, dhe kështu reformimi i KQZ dhe mbajtja përgjegjësi e anëtarëve aktualë për shkeljet gjatë votimeve moniste të 30 Qershorit, sigurisht janë kërkesa të opozitës dhe këtu biem dakord. Megjithatë, dua të theksoj se zgjedhjet në Shqipëri nuk vuajnë nga komisionerët, por nga blerja e votës dhe ky është rekomandimi nr 2 i ODIHR. Ne nuk mund të shkojmë tek rekomandimi 6, adminsitrata zgjedhore pa zgjidhur rekomandimin 2.

Pyetje: Cili është qendrimi juaj për sistemin zgjedhor

Gazment Bardhi: E kemi bërë publik qendrimin. Ka një qendrim të kahershëm të Kryetarit të PD, Lulzim Basha, i cili ka përkrahur publikisht sistemin maxhoritar të pastër. Lidhur me qendrimin zyrtar të opozitës, ne jemi të hapur te diskutojmë për nje sistem që garanton që qytetari të zgjedhë në mënyrë të drejtpërdrejtë përfaqësuesin e vet në Parlament. Por kjo, aktualisht, nuk është çështja prioritare që ka opozita. Fillimisht duhet të grantojmë që vota e qytetarit shqiptar lexohet drejt dhe më pas duhet të gjejmë sistemin qe do të aplikojmë për zgjedhje. Sepse, qoftë proporcional me vota të hapura, qoftë me lista të mbyllura, nëse vota e qytetarëve vidhet, nëse votuesit kërcënohen, nëse punonjësit e administratës publike janë nën presion për t’u pushuar nga puna, atëherë kjo votë nuk ka vlerë, cilido sistem zgjedhor të jetë.

Pyetje: Po punoni me ekspertët tuaj një draft?

Gazment Bardhi: Po. Ka një grup pune të opozitës së bashkaur, që po punon për çështjet që lidhen me reformën zgjedhore, qoftë çështje që kërkojnë adresimin e e rekomandimeve, për të cilin duhet villnet politik, pasi rekomandimet e ODIHR nuk janë thjesht rekomandime për ndryshim ligji. Fenomeni i shitblerjes së votës është i rregulluar në ligj. E kemi ndryshuar Kodin Penal në 2017, kemi rritur në maksimum dënimet për këtë lloj vepre penale. Problemi në këtë rast është moszbatimi i ligjit dhe kjo nuk adresohet me ndryshime ligjore, por me vullnet politik për të mos u përsëritur fenomeni. Dhe ne duhet të gjejmë këtë mekanizëm qe garanton këtë vullnet politik. Me duhët të sqaroj që ky nuk është projektligj, por platformë që adreson problemet nga vullneti politik, tek ato teknike.

Pyetje: Nëse thirreni në një tryezë si ajo e OSBE, do ta paraqisni aty këtë platformë?

Gazment Bardhi: Absolutisht po. Nëse një tryezë e tillë thirret mga partnerët ndërkombëtarë, domethënë që është vënë në jetë mekanizmi i propozuar prej nesh.

Pyetje: Pra shkoni edhe nëse është Damin Gjiknuri?

Gazment Bardhi: Ne nuk diktojmë përfaqësuesin e palës tjetër. Kemi të drejtë te zgjedhim përfaqësuesin e palës sonë.

Lajme të lidhura

SPORT

“Takohemi së shpejti …”/ U nda tragjikisht nga jeta, çfarë shkruante në postimin e fundit Fatjon Bunjaku

10:27 : 07/06/2026
AKTUALITET

“Projekti në Zvërnec do bëhet patjetër”/ Rama: PS shpëtoi flamingot, 10 vite më parë haheshin

10:09 : 07/06/2026
AKTUALITET

Lezhë/ Banorët e Mabës pa ujë të pijshëm: Detyrohemi ta blejmë me bidona

09:54 : 07/06/2026
AKTUALITET

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

09:37 : 07/06/2026
AKTUALITET

Dhunohen dy persona në Sarandë, disa të shoqëruar në polici

09:35 : 07/06/2026
AKTUALITET

EMRI/ Iu gjet pistoletë dhe kokainë në lokal, arrestohet 37-vjeçari në Sarandë

09:21 : 07/06/2026
Para

Ekzekutimi i Malkos, zbardhen veprimet e vrasësit

TË GJITHA

“Takohemi së shpejti …”/ U nda tragjikisht nga jeta, çfarë shkruante në postimin e fundit Fatjon Bunjaku

10:27 : 07/06/2026

“Projekti në Zvërnec do bëhet patjetër”/ Rama: PS shpëtoi flamingot, 10 vite më parë haheshin

10:09 : 07/06/2026

Lezhë/ Banorët e Mabës pa ujë të pijshëm: Detyrohemi ta blejmë me bidona

09:54 : 07/06/2026

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

09:37 : 07/06/2026

Dhunohen dy persona në Sarandë, disa të shoqëruar në polici

09:35 : 07/06/2026

EMRI/ Iu gjet pistoletë dhe kokainë në lokal, arrestohet 37-vjeçari në Sarandë

09:21 : 07/06/2026

Shkëmbime të ashpra zjarri në Liban, pavarësisht marrëveshjes së njoftuar në Uashington

09:14 : 07/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetgrandpashabetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom GirişCasibomcasibom