• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kalvari në Policinë Rrugore/ Qytetarët e Tiranës, orë pafund për të paguar gjobën

09:15 : 09/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Disa dhjetra qytetarë të Tiranës humbasin, bashkërisht, disa qindra orë pune, në pritje për të paguar gjobat e Policisë Rrugore, për shkak të një organizimi larg normales në atë që quhet Organi Administrativ Shtetëror (OASH).

Çdo ditë të javës llogaritet që të paktën 100 persona qëndrojnë me orë të tëra, duke nisur që në mëngjes herët, para se t’u vijë radha që të paraqiten para “Komisionit” të Policisë Rrugore, për t’u njohur me gjobat që duhet të paguajnë për shkeljet nga më minimalet, deri tek ato më të rëndat.

Duke llogaritur se secili prej qytetarëve shpenzon 5-8 orë për të paguar gjobën, në total “shpërdorimi” i orëve të punës llogaritet në 500-800 orë pune çdo ditë.

Kalitja e “durimit” në pritje për t’u njohur me gjobën mund të jetë edhe një formë e ndjekur nga Policia për të dekurajuar shkeljet rrugore. Por, gjithësesi, kjo metodë dyfishon, në mënyrë abuzive, kostot për qytetarët.

Lexo edhe:

Gara për Kushtetuesen/ Pikët e Sadushit përcaktuan “fituesit”, votim në konflikt interesi

Ra në humnerë? Kushëriri: Mirel Çokajn e kanë vrarë, kishte mbjellë drogë me disa ortakë

Ata persona, të cilët janë të shumtë çdo ditë, që presin të njihen dhe të paguhen me gjobën, humbasin edhe orë ose edhe ditën e punës, gjë e cila rëndon padrejtësisht mbi xhepat e tyre.

Kjo, për faktin se Policia Rrugore e Tiranës ka zgjedhur që të funksionojë vetëm me një Komision të vetëm, i cili duket qartësisht që është i pamjaftueshëm për të përballur fluksin e qytetarëve të kryeqytetit dhe penalitetet gjithnjë e në rritje nga ana e efektivëve policorë.

“Boldnews.al” ndoqi një ditë kalvari të gjatë të qytetarëve pranë OASH-Tiranë (“Komisioni” i Policisë Rrugore), në vijim të disa shqetësimeve qytetare të mbërritura në redaksi.

“Kalvar” i kotë
Koha në dispozicion të qytetarëve për regjistrimin për të dalë para Komisionit është 30 minuta, nga ora 8.00 deri në 8.30. Të paktën 100 qytetarë gjenden në dyert e mbyllura të zyrës së pritjes që në orën 7 të mëngjesit.

Pas hapjes së dyerve, qytetarët shtyhen me njëri-tjetrin, për të siguruar një numër sa më të vogël, me qëllim që t’u vijë radha shpejt e të mbarojnë herët.

Deri në 8.30, punonjësit e Zyrës regjistrojnë mbi 100 personat, duke u kërkuar, me mirësjellje, që tashmë të presin momentin kur do të thërriten para Komisionit, për t’u njohur me gjobën, sipas shkeljeve individuale.

Për rreth një orë, “Komisioni”, një i vetëm, regjistron në sistem listën emërore dhe masat administrative që kanë marrë nga oficerët e Policisë Rrugore.

Rreth orës 9.30 nis thirrja e emrave një e nga një. Për secilin qytetar të gjobitur, nevojitet një periudhë kohore 5-7 minuta. Me fat janë të parët e listës, ata që u treguan më të fuqishëm në mëngjes për të zënë radhën në fillim.

Të tjerët, përfshirë edhe zonja e zonjusha, të cilat nuk mundeshin të “përlesheshin” me më të fortët, u detyruan të qëndronin në fund, gjë që i detyroi të prisnin me orë të tëra.

Deri rreth orës 13.00, kur kishte kaluar më shumë se gjysma e ditës, Komisioni i vetëm, shqyrtoi rreth 50 praktika gjobash, pra rreth gjysmat e tyre. Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, drejtuesja e Komisionit të Gjobave njoftoi 30 minuta pushim.

Kjo kërkesë u shoqërua me një zhurmë pakënaqësie nga qytetarët që vijonin të ishin në pritje, megjithëse u treguan mirëkuptues për lodhjen e anëtarëve të Komisionit të vetëm.

Deri në përfundim të orarit zyrtar, lista e qytetarëve të regjistruar për të dalë para Komisionit, ende nuk ishte përfunduar.

Komisioni, i përbërë nga një oficere, si edhe dy efektivë të tjerë, ku njëri mbante regjistrin dhe tjetrin regjistronte të dhënat në sistem, u detyrua të zgjasë orarin.

Pas një lodhjeje të dukshme, qytetarët dhe anëtarët e Komisionit mbyllën një ditë të stërgjatë pune, të ngjashme me çdo ditë tjetër pranë Policisë Rrugore në Tiranë.

Një kalvar i gjatë, i cili zgjidhet lehtësisht me disa përmirësime administrative. Fluksit të qytetarëve, Policia Rrugore mund t’i përgjigjet më së miri me shtimin e “Komisioneve”. Por, kjo masë duket se nuk është parë e arsyeshme deri më tani.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gara për Kushtetuesen/ Pikët e Sadushit përcaktuan “fituesit”, votim në konflikt interesi

10:55 : 20/09/2025
AKTUALITET

Ra në humnerë? Kushëriri: Mirel Çokajn e kanë vrarë, kishte mbjellë drogë me disa ortakë

10:36 : 20/09/2025
AKTUALITET

EMRAT-VIDEO/ Zbulohet lokali ku ushtrohej prostitucion në Fier, në pranga 2 vajza nga Uganda dhe 3 tutorë

10:22 : 20/09/2025
AKTUALITET

“Çmenduria e radhës”/ Edhe shtëpia e fëmijëve jetimë “Zyber Hallulli” do u jepet oligarkëve për kulla

10:06 : 20/09/2025
BOTA

Gjermani/ Paratë mbeten pa zot, 4.2 mld euro nuk i përkasin “askujt” nëpër banka

09:51 : 20/09/2025
AKTUALITET

EMRI-VIDEO/ Kishte mbjellë kanabis në oborrin e banesës, arrestohet 23-vjeçari në Kurbin

09:39 : 20/09/2025
Para

Drama në familjen shqiptare/ Familja e mendonte vajzën të vdekur! Dëshmitari: E kemi parë me kunatin, mund të jenë martuar bashkë

TË GJITHA

Gara për Kushtetuesen/ Pikët e Sadushit përcaktuan “fituesit”, votim në konflikt interesi

10:55 : 20/09/2025

Ra në humnerë? Kushëriri: Mirel Çokajn e kanë vrarë, kishte mbjellë drogë me disa ortakë

10:36 : 20/09/2025

EMRAT-VIDEO/ Zbulohet lokali ku ushtrohej prostitucion në Fier, në pranga 2 vajza nga Uganda dhe 3 tutorë

10:22 : 20/09/2025

“Çmenduria e radhës”/ Edhe shtëpia e fëmijëve jetimë “Zyber Hallulli” do u jepet oligarkëve për kulla

10:06 : 20/09/2025

Gjermani/ Paratë mbeten pa zot, 4.2 mld euro nuk i përkasin “askujt” nëpër banka

09:51 : 20/09/2025

EMRI-VIDEO/ Kishte mbjellë kanabis në oborrin e banesës, arrestohet 23-vjeçari në Kurbin

09:39 : 20/09/2025

“Ishin të prishura”/ Grosisti nga Lushnja nuk i paguan miliona lekë fermerit nga Peqini

09:27 : 20/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com