Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, komentoi në studion e Fax News procesin e shkarkimit ndaj Presidentit Ilir Meta.
Ai tha se Komisioni Hetimor do të shqyrtojë përgjigjen e Komisionit të Venecias dhe më pas do ti paraqesë Kuvendit argumentet për shkarkimin e Metës.
Hyseni shprehu bindjen e plotë se Kuvendi do të votojë për shkarkimin e presidentit, proces që më pas do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Presidenti përfaqëson një institucion të rëndësishëm, që bazohet në integritetin dhe në fjalën e dhënë. Besoja se do të gjente kurajon politike dhe do të jepte dorëheqjen. Komisioni i Venecias u shpreh qartë se Presidenti duhet të jepte dorëheqjen.
Venecia ka dhënë një përgjigje ndaj kërkesës së kryetarit të Kuvendit. Ekspertiza nga Venecia ka ardhur në nivelin paraprak. Përgjigja përfundimtare do të shqyrtohet nga Komsioni Hetimor, pastaj do t’i rekomandojmë Kuvendit të Shqipërisë.
Nga kjo pikpamje nuk është kërkuar nëse duhet shkarkuar apo jo. Ka ushtruar kompeteneca që nuk i ka, ka tentuar të pamundësoje të drejtën e zgjedhjeve ndaj individëve të Shqipërisë.
Në këtë rrethana ne do ti paraqesim në institucionin hetimor. Ky nuk është proces ndaj Ilir Metës, është në atë pozicion i zgjedhur nga PS përndryshe nuk zgjidhej kurrë, por ne nuk kemi zhvilluar një proces ndaj individit, por për ruajtjen e kushtetutës. Kemi qenë të shqetësuar se një institucion që duhet të ishte garant mbi palët dhe ruajtjen e Kushtetutes, po merr kah të hapur politik, duke shkelur Kushtetutën.
Të jeni të sigurt se ne do të ndiqnim të njëjtat kushte edhe nëse do të ishte një emër tjetër.
Presidenti Meta ka thënë që do të japë dorëheqjen, nëse Komisioni i Venecias thotë që e ka shkelur Kushtetutën. Venecia është një organ i pavaruar dhe nëse mendon se mund të kapet ai institucion është mjeran politik. Unë po ju them që çdo shkelje e kushtetutës është shkelje e rëndë.
Ai institucion nuk duhet të bijë në këtë nivel ordiner. Është shkelje shumë e rëndë ti pamundësosh qytetarëve të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Hyseni.