• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edi vetëm mjekrën ke si të Ismail Qemalit, të tjerat i ke si Esat Pasha

06:00 : 05/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Nuk ka kaluar pa u vënë re luku i ndryshuar i kryeministrit Edi Rama, që më shumë se për të kapur portalet “gosip”, ka një qëllim tjetër. Ndoshta i konsultuar nga piaristët e tij, ku gjithnjë shfaqet një Fugë dhe Fu(k)gsa të tjerë, Rama u pa me mjekër të gjatë bardhoshe në takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Më pas, me të njëjtin luk u paraqit edhe në OKB. Burime pranë tij shprehen se kryeministri kërkon ti ngjajë për nga pamja themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemali. Si profil ka një lloj ndonjë ngjashmëri, (mjekra kryesisht), por për nga vepra dhe çfarë përfaqësojnë këto dy koka, janë vite drite larg.

Pamja ndryshe ka nxitur edhe personazhe të tjerë politik dhe publik që ti ngjasojnë kryeministrit. Politikanë dhe gazetarë të njohur, që zaptojnë audiencën televizive, kruajnë shpesh mjekrën e gjatë, të pamësuar ende me këtë luk, por ja vlen kjo bezdi e vogël për një qëllim më të madh. Sot del në pazarin e katundit dukja, jo thelbi.

Ngjashmëria në fytyrë, ose nga mjekra thuajse identike, tradhton çdo krahasim mbi veprat e secilit, të themeluesit të shtetit dhe shkatërruesit të tij. I konsideruar me të drejtë si babai i kombit, Ismail Qemali në vitin 1912 shkriu pasurinë e tij për të themeluar shtetin për një komb që kishte 500 vjet nën sundimin Osman.

Lexo edhe:

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

Vuri në rrezik jetën e tij, të bijve dhe vëllezërve për të mbrojtur në vetëmohim atë pjesë të Shqipërisë që na e caktuan “Fuqitë e Mëdha”. I mbijetoi çdo sulmi dhe në kohë të vështira mori vendime që na la një shtet të sapokrijuar dhe me idealistë në vijim.

Edhe Rama e shkriu pasurinë, jo të tijën, por të vendit, për tu pasuruar vetëm me grupin e lakejve të Rilindjes dhe ca oligarkëve që numërohen me gishtat e njërës dorë. Sa për pasardhësit, bir Gregu dhe vëlla Olsi, lanë Amerikën që ditën e parë që Rama u bë kryeministër për të jetuar parajsën e pushtetit. Ndikime në lobime kineze, afera në administratë dhe benefite të tjera që dyshohet se fshihen nën petkun e babaxhan kryeqeveritarit tonë.

Njëri la shtet dhe mbylli sytë në vitin 1919 kur do merreshin vendime për fatin e mëtejshëm të Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore. Tjetri, që sot bredh botën me piktura haluçinative të ngjashme me ndikimin e psikotropeve, po e lë vendin në një “luftë ta pashpallur” sociale dhe politike. Ndërsa në arenën ndërkombëtare nuk ka “Fuqi të mëdha” kundër, por gjithë shtete e BE-së në bllok që mbështesin integrimin e vendit, por qeveria po na dërgon në izolim.

Ismail Qemali mori në qeveri shqiptarë të mirë, idealistë edhe nga trojet e tjera, klerikë të të gjithë besimeve, apo ministra të dijshëm që punonin pa luks dhe nën luftën e fqinjëve tanë ballkanik. Ministër të Luftës (mbrojtjes) bëri ushtarakun e njohur shqiptarin e Maqedonisë gjeneral Mehmet Pash Dërralën. Edhe mjekra e bardhë e jona, kryeministri Edi Rama, po e “ndjek traditën” e babait të kombit. Rama ynë e gjeti një gjeneral për në krye të ministrisë së Brendshme, por ai është Sandër Lleshaj, me spatelta të hedhura dhe një ushtar i bindur, përfaqësues politik i Rilindjes në Lezhë. Po ashtu ka marrë në qeveri 28-vjeçarin kosovar Gent Cakaj si ministër të Jashtëm dhe Besa Shahinin si Ministre të Arsimit.

Po na shitet imazhi si brumë dhe vlerë. Në botën mediatike, ca syresh po tentojnë të bëhen të “dijshëm” me mjekrën e zgjatur, bardhoshe apo mikse, ndonjëherë të lyer në sallonet e bukurisë. Mbrëmjen e djeshme, kryeministri ishte i ftuar nga gazetari Sokol Balla. Të dy “burra të shtruar” babaxhanë me mjekrën përdredhur, sa nuk e kuptoje dot, Rama donte ti ngjante Ismail Bej Qemalit apo Kolit të Ballajve? Enigmë e madhe! Edhe drejtues tjerë emisionesh nuk po e rruajnë më, dita ditës u shtohet leshi në fytyrë dhe po marrin hiret e kryeministrit Rama.
Mos e fyeni mjekren e bardhë të Ismail Qemalit, vetëm historia e shkuar na ka mbetur si komb, të paktën atë mos e prekni!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025
AKTUALITET

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025
AKTUALITET

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025
BOTA

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025
AKTUALITET

Lushnje/ Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet 48-vjeçari

11:59 : 27/07/2025
Para

Dëshmitari i rremë i Rilindjes, Fred Alizoti, i dënuar 4 herë për vjedhje me dhunë e krime të tjera

TË GJITHA

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025

Lushnje/ Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet 48-vjeçari

11:59 : 27/07/2025

Dhunoi kamarierin e një lokali, pezullohet nga detyra ish-shefi i qarkullimit Vlorë

11:50 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com