Pedagogu i Elbasanit, i cili u akuzua për ngacmim seksual dhe shpërdorim detyre do te hetohet e më pas gjykohet nga Krimet e Rënda. Denis Himçi u përgjua nga një studente e cila kërkonte të merrte provimet e prapambetura. Mësohet se çështja i ka kaluar Krimeve të Rënda për shkak të akuzës me të cilën Pedagogu do të përballet, atë të shpërdorimit të detyrës.
Himçi mësohet se është në gjendje jo të mirë shëndetësore.