• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i gjermanëve/ DW: Hapja e negociatave ndahet në dy etapa

21:04 : 24/09/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Zgjedhjet/ KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 4 qarqe

Von der Leyen përballet me mocion mosbesimi: Sulm ekstremist ndaj BE-së

CDU/CSU dhe SPD miratuan me shumicë votash vendimin për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Grupet  parlamentare CDU/CSU dhe SPD miratuan sot dokumentin që i jep dritën e gjelbër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deputetët gjermanë  megjithatë kanë vënë disa kushte shtesë për Shqipërinë, të cilat i kanë ndarë në dy etapa. Dy syresh duhen plotësuar para konferencës së parë të anëtarësimit dhe shtatë të tjera para se të fillojë konferenca e dytë, respektivisht  hapja e kapitujve të parë (23 dhe 24).

Dy kushtet e vendosura nga Bundestagu para se të fillojë konferenca e parë e anëtarësimit, e cila pritet të jetë nga pranvera e vitit te ardhshëm janë funksionimi i  Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe miratimi i reformës zgjedhore. Sipas deputetëve, ligji i ri zgjedhor duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe të sigurojë një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore dhe të bazohet në rezultatet e Komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore. “Përpunimi i  draftit të hartuar aty duhet të bëhet në një dialog të hapur duke përfshirë të gjitha forcat politike, siç rekomandohet në raportin e ODIHR-it të datës 5 shtator 2019″, thuhet ndër të tjera në dokumentin që e ka ekskluzivisht DW.

Para se të fillojë konferenca e dytë e anëtarësimit, gjegjësisht, para se të hapen dy kapitujt e parë, të negociatave, deputetët kërkojnë nga  qeveria federale që të ketë konstatuar përmbushjen e këtyre kushteve nga ana e Shqipërisë:

– zbatimi i ligjit për reformën zgjedhore

– fillim i procedurave penale kundër gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët në procesin e Vetting-ut janë akuzuar për sjellje të dënueshme penalisht.

– fillimi i  procedurave nga prokuroria  dhe eventualisht gjyqësori kundër atyre që kanë pasur lidhje me blerjen e votave si dhe ecuri serioze dhe të shpejtë të proceseve.

– ngritja e strukturës speciale për luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe vënia në punë e saj.

– suksese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë edhe nisjen përfundimin e  proceseve të para gjyqësore  kundër zyrtarëve dhe politikanëve të rangut të lartë.” Këtu hyjnë hetime pro-aktive, eventualisht ndjekje dhe dënime penale në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thuhet në dokument.

– përparime të prekshme në reformën administrative, duke përfshirë verifikimin e punësimit të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve,  duke mbajtur parasysh edhe kritikat për parregullsi.

– një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit  2019 nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Nëse vendoset mbajta e zgjedhjeve të reja lokale, ato duhet të bëhen mbi bazën e ligjit të ri zgjedhor.

Sipas burimeve të para nga qarqet e CDU/CSU , dokumenti u  miratua me shumicë të madhe votash.  Vetëm 28 deputetë kishin qenë kundër, katër abstenuan, nga 246 deputetë që ka gjithsej grupi parlamentar më i madh në Gjermani. Grupi parlamentar socialdemokrat e kishte miratuar më parë të njëjtin dokument me shumicë të madhe votash.

Të enjten në mbrëmje dokumenti pritet të miratohet në Bundestag pas një debati 45 minutash. E vetmja parti që pritet të jetë kundër çeljes së negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor është grupi parlamentar opozitar i Alternativës për Gjermaninë (AfD). Partitë e tjera opozitare, Të Gjelbrit, dhe liberalët e FDP-së pritet të thonë po, ndërsa e Majta është ende e lëkundur, por anon nga po-ja./DW

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet/ KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 4 qarqe

18:49 : 07/07/2025
BOTA

Von der Leyen përballet me mocion mosbesimi: Sulm ekstremist ndaj BE-së

18:47 : 07/07/2025
SPORT

Fitoi titullin me Tiranën, mbrojtësi i bashkohet skuadrës së Tedi Carës në Ukrainë

18:40 : 07/07/2025
RAJONI

Kriza politike në Kosovë, Mbi 500 mijë euro shpenzuar një Kuvend për që nuk ka nisur punë

18:26 : 07/07/2025
SPORT

Afrimi i parë i Tiranës, njihuni me sulmuesin e ri të bardhebluve

18:22 : 07/07/2025
AKTUALITET

Rama nuk ndalet: “Kabinat e kriminelit” në Theth do i marrë shteti

18:13 : 07/07/2025
Para

Punonjësi vdes në pusetë, UKSH-ja mundohet të mbulojë krimin

TË GJITHA

Zgjedhjet/ KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 4 qarqe

18:49 : 07/07/2025

Von der Leyen përballet me mocion mosbesimi: Sulm ekstremist ndaj BE-së

18:47 : 07/07/2025

Fitoi titullin me Tiranën, mbrojtësi i bashkohet skuadrës së Tedi Carës në Ukrainë

18:40 : 07/07/2025

Kriza politike në Kosovë, Mbi 500 mijë euro shpenzuar një Kuvend për që nuk ka nisur punë

18:26 : 07/07/2025

Afrimi i parë i Tiranës, njihuni me sulmuesin e ri të bardhebluve

18:22 : 07/07/2025

Rama nuk ndalet: “Kabinat e kriminelit” në Theth do i marrë shteti

18:13 : 07/07/2025

Shpopullimi/ Jo vetëm vendasit, Shqipëria braktiset edhe nga emigrantët e “botës së tretë”

18:11 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com