Lëkundjet sizmike duket se nuk kanë të ndalur në vendin tonë. Para pak minutash , një tjetër tërmet ka goditur Shqipërinë, ku ka pas lëkundje të forta për shkak të intesitetit të lartë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 36 kilometra në Veri të Tiranës dhe 4 kilometra në Perëndim të Laçit me thellësi 33 kilometra.
Sipas EMSC, magnituda e tërmetit ka qenë 3.0 e shkallës Rihter, ndërsa lëkundjet janë regjistruar në orën 22:27.
Kujtojmë se këto lëkundje janë të paralajmëruara nga sizmiologët pas lëkundjes së fortë të pasdites së 21 shtatorit ku vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter, i cili shkaktoi qindra dëme të konsiderueshme materiale, ku qindra ndërtesa pësuan dëmtime, si dhe mbi 100 persona mbetën të lënduar.