Pas një kohe të gjatë shkëputjeje nga jeta publike dhe angazhimet në skenën e teatrit, aktorja Luiza Xhuvani është fotografuar nga paparacët për herë të parë pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Gjergj Xhuvanit.
Pa dyshim, familja e ndjeu më shumë sesa të tjerët këtë humbje të madhe. Luiza Xhuvani, aktorja e njohur dhe bashkëshortja e tij, në fakt kishte kohë që ishte tërhequr nga jeta publike. Asaj iu desh të hiqte dorë nga mandati i deputetes pak vite më parë, nga pikëllimi i madh që i solli burgosja e djalit të saj të vetëm
Tani që edhe i shoqi humbi jetën, pa dyshim që dhimbjet i janë shtuar. Por me aq sa duket edhe nga fotot, njeriu më i afërt që po i qëndron këto kohë në krah është vajza e saj. Ndërkohë, ajo pati mundësi të shihte të birin për pak kohë të lirë, pasi arriti të merrte leje nga burgu që të shoqëronte të atin në banesën e fundit.