Gjatë orëve të natës janë regjistruar të tjera lëkundje sizmike në territorin shqiptar.
Pas tërmetit të fortë që u regjistrua rreth orës 22:10, me epiqendër në veri të Durrësit, me një magnitudë 4.5 të Shkallës Rihter dhe thellesi 10 km, ka pasur një seri lëkundjesh më të vogla.
Lëkundja e fundit sipas IGJEUM është regjistruar në orën 02:27, me magnitude 2.7 dhe ka pasur epiqendër detin Adriatik.
Dy ditë më parë Shqipëria u godit nga dy tërmete të forta 5.8 dhe 5.6 të shkallës Rihter.