Presidenti Ilir Meta, ishte zyrtari i parë i lartë, që vizitoi qytetin e Durrësit, pak orë pas regjistrimit të lëkundjes së fortë sizmike, me magnitudë 5.8 të Shkallës Rihter dhe intensitet 7.5.
Meta zhvilloi një takim me Shtabin e Emergjencave, të ngritur nga Prefektura e Durrësit, ndërsa është njohur me situatën dhe masat e marra.
Pas takimeve dhe kontaktet me qytetarë, që kaluan natën jashtë, mësohet se edhe presidenti Meta e ka kaluar natën në një çadër të ngritur në Durrës.
Ai ka qëndruar gjatë gjithë kohës pranë banorëve që ishin në panik dhe në ankth.