Ekskluzive/ Përgjimet e Habilajve për shpenzimet e skafit të Tahirit ngrenë dyshime për korrupsion

Nga Boldnews.al

Gjykata për Krime të Rënda vendosi të rrëzonte akuzat e rënda të Prokurorisë për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafik droge kundër Saimir Tahirit, duke e shpallur fajtor për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me argumentin e ‘kontakteve të pashpjegueshme me narko-trafikantët Habilaj”.

Gjykata është treguar shumë zemër-gjerë me Tahirin, duke mos i marrë në konsideratë një seri provash të Prokurorisë, të cilat, megjithëse nuk ishin të plota, gjithësesi ishin të mjaftueshme për të shpallur ish-ministrin e Brendshëm fajtor për vepra më të rënda penale.

Boldnews.al” ka siguruar një përgjim ekskluziv nga dosja hetimore, në të cilën vëllezërit Artan e Moisi Habilaj shprehin angazhimin e tyre maksimal për servisin e skafit në përdorim të Saimir Tahirit, i cili pësoi defekt në Greqi.

Moisi Habilaj merr përsipër rregullimin e skafit në Itali, duke paguar të gjithë shpenzimet e nevojshme. Ndërkohë, vëllai i madh, Artan Habilaj, dëshmon shqetësimin e tij për rregullimin sa më të shpejtë të mjetit lundrues.

Vetëm ky fakt, i dalë nga përgjimet dhe i konfirmuar me prova të tjera, ishte mëse i mjaftueshëm për të ngritur të paktën akuzën e korrupsionit ndaj Saimir Tahirit.

Gjykata për Krime të Rënda, të paktën për këtë episod, nuk u dha përgjigje pikëpyetjeve: Për çfarë arsye, Habilajt treguan angazhim maksimal për të rregulluar skafin në përdorim të Saimir Tahirit? Përse ata paguan shpenzimet për udhëtimin, qëndrimin dhe teknikët e servisit të skafit në Itali? A konsiderohen këto shpenzimet “dhuratë” apo “korrupsion” në favor të Saimir Tahirit?

Boldnews.al” po publikon dokumentin origjinal të përgjimit të bisedave ndërmjet Artan e Moisi Habilajt për çështjen e skafit të Tahirit, të përkthyer zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë në Shqipëri.

Përgjimi
Boldnews.al” ka raportuar më parë, në mënyrë ekskluzive, dëshminë e shoferit të skafit të forcave speciale “Delta Force” në Vlorë, Naim Brahimaj, i cili tregon për incidentin që i ndodhi Saimir Tahirit me skafin gjatë pushimeve në Greqi, në Gusht 2014.

Po ashtu, dëshmitari Brahimaj tregon se si ai udhëtoi me Artan Habilajn dhe një teknik tjetër drejt Greqisë, ku morën skafin e përdorur nga Tahiri dhe e sollën në Shqipër. Si edhe rrugëtimin e tij, së bashku me Moisi Habilajn nga Durrësi drejt Brindizit, për të dërguar mjetin lundrues në një servis të specializuar italian.

Boldnews.al” ka siguruar bisedën e përgjuar mes vëllezërve Habilajt, pikërisht në kohën kur Moisiu udhëtoi drejt Italisë.

Biseda e përgjuar nga Prokuroria e Antimafias Italiane është zhvilluar në datën 9 Shtator 2014, në orën 19.24.

Komunikimi mes vëllezërve Habilaj, i cili gjendet i plotë në foton më poshtë, dëshmon se Artan Habilaj, i cili mori skafin e Tahirit nga Greqia, duket shumë i preokupuar për të gjetur defektin në mjetin lundrues.

Po ashtu, nga biseda dallohet qartë që shpenzimet për udhëtimin dhe riparimin e skafit janë marrë përsipër nga Habilajt, duke e shndërruar në një lloj “favori financiar” për Saimir Tahirin.

Ky lloj favori, në gjuhën e Kodit Penal, konsiderohet “korrupsion pasiv”. Por Gjykata për Krime të Rënda, e cila mori përsipër ndryshimin e cilësimit të veprës penale për Tahirin, nga pjesëmarrje në organizatë kriminale, tek “shpërdorimi i detyrës”, nuk e ka vlerësuar, që të paktën ky episod mund të konsiderohej “korrupsion” i qartë.

Më poshtë janë dokumentat ekskluzivë të siguruar nga “Boldnews.al”, mbi bisedën e përgjuar ndërmjet Artan e Moisi Habilajt.

Dokumenti i parë është përgjimi i bisedës ndërmjet Artan e Moisi Habilajt, zhvilluar në datë 09.09.2014, ora 19.54.

Ndërsa dokumenti i dytë tregon për vijimin e bisedës mbi të njëjtën temë (servisin e skafit në përdorim të Saimir Tahirit), e regjistruar një ditë më pas, në datë 10.09.2014, ora 09.57

Transkripri i plotë i bisedës ndërmjet Artan dhe Moisi Habilaj

Numri i telefonit i përgjuar 3688040383 në përdorim të Moisi Habilaj – data 09.09.2014 në orën 19:24 përgjuar si hyrëse nga numri 0030694680220

Artani merr në telefon Moisiun

Moisi: Hë vëlla

Artani: Si je?

Moisiu: Hiç, ja këtu në hotel.

Artani: A shkuar? Si shkuar? Çfarë?

Moisiu: Ja kështu… mirë… me pak vuajtje por mirë… nuk ecte ajo dreq (flet për mjetin lundrues).

Artani: Nuk ecte?

Moisiu: Jo, jo.

Artani: Po a patët ndonjë problem përsëri gjatë rrugës?

Moisiu: Ja kështu…avash avash …diçka ik…ndalo…ul këmbët…ngri këmbët

Artani: Erdhën mjeshtrit?

Moisiu: Jo, nuk erdhi njeri, e ankoruam, të shohim nesër se çfarë mund të bëjmë.

Artani: Po a takuat njeri, çfarë ju thanë?

LEXO EDHE  Protesta te Drejtoria e Policisë/ Dëshmia: Borchard na ngriti gishtin e mesit

Moisiu: Sot jo, askush.

Artani: Kur erdhët, në çfarë ore erdhët?

Moisiu: Tani erdhëm, 1 orë kemi, 1 orë e pak.

Artani: Që sot në mëngjes?

Moisiu: Po

Artani: Përse kaq vonë?

Moisiu: Po kaluam nga Otranto, u furnizuam me karburant, hipëm.

Artani: Në Otranto.

Moisiu: Po… po atje në San Foca, afër Otrantos.

Artani: Atje… e pakuptueshme

Moisiu: Po jo, tani jemi në Brindisi.

Artani: Po a foli ai…shefi, me kë foli?

Moisiu: Po ku ta di unë se me kë ka folur… Ky Reali ka kontakte me atë, nuk e di, unë nuk kam folur me njeri.

Artani: Çfarë thotë, apo nuk thotë gjë?

Moisiu: Ja të presim.

Artani: Por kur… e pakuptueshme… a foli me ndonjë mjeshtër?

Moisiu: Si.

Artani: A foli me mjeshtrat,

Moisiu: Po foli me mjeshtrat… për të folur foli… të shohim nesër çfarë do bëjmë… ej merr pak Lolonë… thuaji të shkojë të takojë Çamin, sepse kishte ardhur ai kushëriri thuaji.

Artani: Të takojë Çamin?

Moisiu: Po, të shkojë të takojë Çamin, sepse i kishte ardhur kushëri, atë rekomandimin që i kishte dhënë ai për atë kushëririn, e ke parasysh?

Artani: Mirë.

Nga analiza e bisedës së mësipërme del qartë se Moisiu kishte mbërritur në Brindisi me një mjet lundrimi privat “hë shkuar? Si shkuat? Çamin?… ja kështu… me pak vuajtje, po mirë…nuk ecte ajo”. Nga analiza e bisedave të më poshtë del se Moisiu fliste me Artanin duke e kontaktuar dhe te numri shqiptar 0035567999968.

Numri i telefonit i përgjuar 3688040383 në përdorim të Moisi Habilajt – data 10.09.2014 në orën 09.57 përgjuar si dalëse drejt numrit 00355697999968.

Nuk përgjigjet

Në sfond dëgjohet Moisiu (duket sikur thotë “janë rrugë”)

Numri i telefonit i përgjuar 3688040383 në përdorim të Moisi Habilajt progresive 1392 data 10.09.2014 në orën 09.57 përgjuar si dalëse drejt numrit 00355697999968.

Moisiu merr Artanin. Pas një pjese të pa rëndësishme Moisiu e pyet nëse ai kishte vajtur andej (shih progresiven nr 1388). Artani thotë që kishte vajtur mbrëmjen e mëparshme. Më pas Artani e pyet nëse erdhi ndonjë mjeshtër dhe nëse folën me njeri. Moisiu thotë me asnjë njeri dhe shton që Reli ka folur me një person për ‘prangat’ i cili i kishte thënë se për t’i porositur duheshin rreth dy javë.

Artani e pyet se çfarë qëllimesh ka dhe ai përgjigjet se do të bëjnë porosinë dhe mendojnë që të lënë mjetin në kantier dhe të nisen sot ose nesër. Artani i thotë që të mos rrijë atje 15 ditë dhe Moisiu i përgjigjet që as e ka ndërmend.

Artani: Çfarë do të bësh guardianin? Më pas, Artani i propozon që të pyesë ata se kush foli me italianin. Moisiu thotë që po presin atë të asgjësisë për të parë se çfarë kanë bërë dhe i jep të fala nga një person me emrin Naim.

Duke pasur parasysh sa më sipër duhet hipotizuar se furnizimi i afërt me lëndë narkotike mund të konkretizohet pikërisht nëpërmjet përdorimit të mjetit lundrues të cituar dhe rezulton e nevojshme dhe urgjente të vihet nën kontroll numri 3471087955 dhe numrat ndërkombëtarë 003069468002220 dhe 00355697999968 të kontaktuar nga Moisiu në momentin e mbërritjes së tij në Itali-përgjime të autorizuara në zbatim të regj.përgj.tele. 1107/14 datë 10.09.2014.

Sa më sipër, i jep vlerë vazhdimit të dëgjimit të bërë për numrat 3688040383 dhe 00355695441199 në përdorim të Moisi Habilajt lindur në Shqipëri 18.01.1978 monitorimi it ë cilave rezulton i domosdoshëm për vazhdimin e hetimeve dhe të të cilat mund të verifikohen kontakte telefonike nga ku mund të merren element të rëndësishëm për kohën dhe vendin ku do të bëhet zbarkimi i afërt i lëndës narkotike objekt transaksionesh mes organizatës shqiptare dhe të hetuarve katanezë.

Për sa më sipër, me qëllim gjetjen e ngarkesës së lëndës narkotike, bashkëpunëtoret e Moisi Habilajt dhe subjekteve të tjera të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës si anëtarë ose furnitorë në Itali dhe jashtë saj si dhe për të përvijuar kuadrin kriminal të supozuar, rindërtimin e punëve të jashtëligjshme, mbledhjen e provave mbi trafikun dhe shpërndarjen e lëndës narkotike të kryera nga kjo organizatë, gjetjen e destinacioneve të flukseve financiare dhe lidhjeve të mundshme me krimin e organizuar lokal si dhe marrjen paraprake të elementëve mbi mënyrën reale, datën dhe mbërritjen e lëndës narkotike në këtë zonë.