Rama largohet nga Shqipëria pas ftesës për Bashën/ FOTOT

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Barit në Itali pasditen e sotme.

Në aeroportin e Barit, kryeministri Rama u prit nga Presidenti i Rajonit të Pulias Michele Emiliano dhe zyrtarë të tjerë.

“Miqësia midis Puglias dhe Shqipërisë është gjithmonë e më e fortë. Mirësevini kryeministri shqiptar Edi Rama, nesër do të jemi bashkë në Fiera Del Levante për të folur për ekonominë blu – një formë zhvillimi që nuk pengon rritjen e brezave të ardhshëm, duke u kujdesur për mjedisin – dhe bashkëpunimin në Mesdhe,“-shkruan Emiliano.

LEXO EDHE  Po plakesh para kohe Edi, po na kujton Enverin.../ Deputeti "shpërthen" ndaj Ramës

Rama do të marrë pjesë ditën e nesërme në forumin “Ekonomia Blu në Mesdhe, dhe Mundësia për Bashkëpunim” të organizuar nga Rajoni i Pulias.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ftoi opozitën e vendit në dialog pa kushte për Reformën Zgjedhore. Kryedemokrati Lulzim Basha e quajti ofertën të pasinqertë.