Aktori i humorit Bes Kallaku, aktualisht është duke realizuar filmin të tij “Falco” i cili do të dalë shumë shpejt në treg. Një pjesë e skenave të këj filmi janë duke u realizuar në Itali.
E ndërkohë, të papriturat e të qenit prind të bëjnë të shkosh me grimin e rolit, në farmaci.
Xhensila i tha Besit se duhet të shkojnë urgjent në farmaci për të marrë diçka që u duhej për Ajkën e vogël. Nga nxitimi, Besi shkoi me grimin si Skifter. E ndërkohë, Besi tregon reagimin qesharak të farmacistes sapo ajo e pa dhe të italianëve që ishin aty brenda.