Skandal tek Juventus/ Aksion ‘blitc’, arrestohen 12 persona

Një operacion blic i policisë italiane, ka bërë të mundur arrestimin e 12 ultrasve të Juventusit si pjesë e një hetimi të drejtuar nga zyra e Prokurorit Publik të Torinos.

Mediat italiane raportojnë se ndaj tyre rëndojnë akuzat si veprimtari kriminale, zhvatje, dhunë dhe për shantazh ndaj klubit bardhezi për biletat.

LEXO EDHE  Bayern e kërkon me çdo kusht, 60 milionë euro për goditjen e bujshme

Që nga sot në mëngjes, 39 kërkime janë duke u zhvilluar në qytete të tilla si Milano, Xhenova, Firence dhe Bergamo, mes të tjerave, kundër 37 anëtarëve të tjerë të grupeve.