• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëmi 12 milion lekë/ Rihapet dosja e ish-zyrtarëve të llixhave (E PLOTË)

10:34 : 14/09/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Shuma prej 1.194.184 lekë të reja është dëmi i konstatuar në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit nga auditimi i ushtruar në Ndërmarrjen Qendra Balneare Dibër (llixhat), për periudhën 1 Janar 2013 deri më 30 shtator 2016. Edhe pse raporti është publikuar 3 vite më parë nga KLSH dhe siç njofton ky institucion i është referuar prokurorisë, dosja ndaj ish zyrtarëve është rihapur tre vite më vonë nga policia.

Këtë të shtunë, më 14 Shtator 2019, policia e Dibrës njoftoi nisjen e procedimit penal për 4 ish-zyrtarë të Qendrës Balneare Dibër.

“Këta shtetas duke qenë të emëruar në detyra të ndryshme pranë Qendrës Balneare Dibër, dyshohet se me veprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin, kanë sjellë si pasojë mos funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe administrativ të Qendrës Balneare Dibër, duke ju sjellë përfitime të padrejta personave të caktuar të administratës së ndërmarrjes, në bonuse transporti si dhe kanë shmangur nga taksimi mbi të ardhurat nga shpërblimet punonjësit e kësaj qendre, veprime të cilat kanë cënuar interesat e ligjshme duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik kësaj ndërmarrje, në vlerën e pasqyruar në Raportin Përfundimtar dhe në Vendimin Nr. 154 datë 23.12.2016 të KLSH-së”, njoftoi policia.

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që “Boldnews” e sjell të plotë, listohen me detaje shkeljet e konstatuara nga auditimi te llixhat dhe dëmi financiar.

Shkeljet

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

Në raport evidentohet se: Nga Ndërmarrja Qendra Balneare Dibër, nuk njihen kërkesat e ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, si pasojë konstatuam se entiteti nuk ka ngritur grupin e menaxhimit strategjik (GMS). Mos funksionimi i këtij grupi është pasuar me mungesë të një strategjie për evidentimin dhe vlerësimin e risqeve të brendshme në arritjen e objektivave të saj, gjithashtu sjell si pasojë mos programimin e 2 masave që do të minimizonin risqet që rrezikojnë objektivat strategjik të saj. Nuk është hartuar dhe miratuar rregjistri i riskut dhe gjurma e auditimit. Konstatuam mungesën e rregullave të qarta për administrimin dhe ruajtjen e aktiveve të qëndrueshme. Kjo situatë dhe praktikë menaxheriale është në kundërshtim me kërkesat e neneve 8, 16, 22, 23 të ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” dhe UMF nr. 54 datë 15.7.2010 “Manuali për menaxhimin financiar dhe kontrollin”.

Nga auditimi u konstatua se Ndërmarrja Qendra Balneare Dibër, nuk ka regjistër të aktiveve të qëndrueshme të njësisë, me të dhënat e nevojshme, që përfshijnë, datën e hyrjes ose marrjes në dorëzim, përshkrimin e aktivit, vlerën e blerjes, datën e daljes në përdorim, datën e skadencës, vlerën e shpenzimeve kapitale si shtesë në rritjen e vlerës së aktivit, vendndodhjen, personin përgjegjës, vlerën e akumuluar të amortizimit, kohën e shërbimeve të mirëmbajtjes, vlerën e akumuluar të shpenzimeve të mirëmbajtjes, datën e daljes nga pronësia. Kjo praktikë jo vetëm ekspozon aktivet ndaj riskut të keqadministrimit, por bie në kundërshtim edhe me kërkesat e UMF nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik” kapitulli III-të, pika 30.

Ndërmarrja Qendra Balneare Dibër, për vitet 2013-2016, ka kryer aktivitetin pa pasur program ekonomik dhe financiar vjetor dhe afat mesëm, të miratuar nga Këshilli Drejtues i Ndërmarrjes. Nga Drejtoria e Ndërmarrjes dhe Këshilli Drejtues i saj, nuk janë bërë analiza të kostove për shërbimin e larjeve sipas pavionëve dhe nuk janë evidentuar dhe analizuar të ardhurat sipas llojit të shërbimit të larjes. Nuk ka analiza ekonomike dhe financiare për shërbimin e larjes për klientët e akomoduar në hoteleritë private, për shërbimin e larjeve ambulante, për shërbimin e terapisë të baltës etj. Mungesa e programeve vjetore të miratuara, sjell jo vetëm mungesën e vizionit por shoqërohet me mungesë të programimit të nivelit të kostove të përshtatshme për të përballuar flukset e pritshme të klientëve. Mungesa e programimit të kostove sjell praktika prokurimi në kushte emergjence dhe negocimi me pasojë uljen e efektivitetit të shpenzimeve dhe ineficencë në përdorimin e burimeve dhe mosveprime këto në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr.7582, datë 13.07.1992 “Për ndërmarrjet shtetërore” i ndryshuar nenet 6, 7, 10 dhe 23.

Në Qendrën Balneare, kontabiliteti mbahet në mënyrë manuale. Nga auditimi u konstatua se evidencat kontabël të transaksioneve ekonomike, kishin mangësi kështu: a- Mandat arkëtimet (për hyrjet në arkë të vlerave monetare), kanë bashkëngjitur kuponët e kasës elektronike, por nuk janë firmosur nga faturistët e shërbimit të larjes, në kundërshtim me kërkesat e UMF nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e Sektorit Publik” i ndryshuar pika 68/a. b-Nuk është mbajtur ditari i shitjeve për rastet e faturimeve të shërbimit të larjes për klientët e akomoduar në hotelet e subjekteve private, por ato janë hedhur në librat mujore të shitjeve të deklaruara në Drejtorinë Rajonale Tatimore Dibër, në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” i ndryshuar nenet 3, 6. c-Janë nxjerrë bilancet financiare në fund të periudhave ushtrimore vjetore, por në asnjë rast, ato nuk janë miratuar nga një ekspert kontabël, në kundërshti me kërkesat e ligjit nr. 7582, datë 13.07.1992 “Për Ndërmarrjet Shtetërore”, neni 9, pikat 1, 2. d-Nga auditimi mbi saktësinë e disa llogarive inventariale të aktivit të bilancit financiar të fund vitit 2015 me të dhënat e evidencave kontabël, u konstatua se gjendja e llogarisë “Banka” është më tepër në vlerën 23,046 lekë krahasuar me ekstraktin e bankës dhe vlera inventarëve për makineri pajisje, mjete transporti, pajisje kompjuterike dhe inventar i imët është më tepër në vlerën 3,130,027 lekë se sa vlera e pasqyruar në pasqyrat financiare.

Derdhja në bankë e arkëtimeve për shërbimin e larjes, nuk është bërë rregullisht në fund të çdo dite. U konstatuan disa raste të derdhjes të shumave të arkëtuara, në periudha 3-4 ditore në vlera të mëdha monetare. Drejtoria e Ndërmarrjes Balneare dhe Këshilli Drejtues i saj, nuk kanë miratuar limitin e gjendjes së arkës, në zbatim të kërkesave të UMF nr.30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e Sektorit Publik” i ndryshuar.

Nga auditimi u konstatuan problematika të lidhura me mënyrën e dokumentimit dhe evidentimit të lëvizjeve të mallrave/materialeve në magazinë. U konstatua se fletë hyrjet e magazinës, nuk kanë të bashkangjitur dokumentin justifikues si procesverbali i firmosur nga komisioni, fatura e furnitorit, procesverbal i marrjes në dorëzim të mallit (kjo e verifikuar në 196 transaksione), ndërkohë që fletë daljet e magazinës për mallra/ materiale, nuk kanë të bashkangjitur dokumentacionin urdhërues përkatës i cili urdhëron për daljen e mallrave/materialeve nga magazina (mungon fletë kërkesa, plani i shpërndarjes për 314 transaksione, për vitet 2013, 2014, 2015 dhe 01.01-30.09.2016). Kjo praktikë e verifikuar bie në kundërshtim me përcaktimet dhe kërkesat e UMF nr.30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik” Pikat 37, 38, 54.

Për vitet 2013-2016, nga Qendra Balneare Dibër, nuk është përpiluar regjistri i parashikimit të prokurimeve dhe as regjistri i realizimit të prokurimeve. Për këtë periudhë, janë zhvilluar gjithsej 3 procedura prokurimi me tender, kështu është zhvilluar tenderi me objekt: “Blerje mish vici” me fondin limit 770,000 lekë dhe “Blerje artikuj ushqimorë” me fondin limit 650,000 lekë, në vitin 2013 ndërsa në vitin 2014 tenderi me objekt: “Blerje artikuj ushqimorë” me fondin limit 632,000 lekë pa tvsh. Në procedurat e prokurimit të realizuara dhe të audituara, u konstatuan shkeljet ligjore: Mungon procesverbali i komisionit të njësisë së prokurimit për miratimin e dokumenteve të tenderit, të llojit të prokurimit që do të zgjidhet si dhe për miratimin e subjekteve që do të ftohet të marrin pjesë në konkurrim, shkelje e kërkesave të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar neni 12. Me subjektet fituese të tenderit, nuk janë lidhur kontrata në përfundim të procedurës së prokurimit, në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr.9632, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar dhe ligjit nr. 7850, datë 29.7.1994 “Për kodin Civil” i ndryshuar neni 850. Dosjet e tenderit, nuk janë inventarizuar dhe arkivuar, në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”si dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore në zbatim.

Qendra Balneare Dibër, si çdo subjekt tjetër me aktivitet ekonomik, ka detyrimin për të paguar Taksat Vendore. Në paketat fiskale të miratuara nga Këshilli i Bashkisë Peshkopi (Sot Bashkia Dibër) për vitet 2013-2016, është përcaktuar taksa e përkohshme 50 lekë/ditë për çdo klient të regjistruar në hotelin e saj, në hotelet private të cilat shërbimin e larjes e kryejnë në Qendrën Balneare si dhe ndaj çdo klienti tjetër. Kjo tarifë, sipas miratimit në paketën fiskale, i mbahet klientit për shërbimin e ofruar. U konstatua se kjo tarifë, në asnjë rast, nuk i është faturuar klientëve. Detyrimi ndaj bashkisë për taksën e përkohshme, është përballuar nga të ardhurat e veta ku për vitin 2015 janë paguar 2,100 mijë lekë.

Veprimet e mësipërme, janë shkelje e kërkesave të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Përsistemin e taksave vendore” i ndryshuar, ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe ligjit nr. 7582, datë 13.07.1992 “Për ndërmarrjet shtetërore” i ndryshuar si dhe vendimet e Këshillit Drejtues mbi miratimin e tarifave të shërbimit të larjes.

Dëmi financiar

Nisur nga gjetjet e trajtuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit, mbi mospërputhjet me
legjislacionin në fuqi, udhëzimet dhe VKM-të, i rekomandojmë Ndërmarrjes Qendra
Balneare Dibër, marrjen në shqyrtim, evidentimin dhe kontabilizimin e tyre, në lidhje me
detyrimet e konstatuara si dëm ekonomik, të cilat në total janë në shumën 1,194,184 lekë,
për:

1.Gjetje nga auditimi: Gjatë auditimit u konstatua se nuk janë plotësuar fletët e udhëtimit
për të justifikuar dhe dokumentuar harxhimin e karburantit për lëvizjet me automjet nga ish titullari i Ndërmarrjes përkatësisht:
-gjatë vitit 2013, në 8 raste për 2600 litra Gazoil në vlerë 473,200 lekë dëm ekonomik.
-gjatë vitit 2014, në 7 raste për 2400 litra Gazoil në vlerë 417,600 lekë dëm ekonomik.
-gjatë vitit 2015, në 7 raste për 1566 litra Gazoil në vlerë 256,884 lekë dëm ekonomik, në
total 6,566 litra për vlerën 1,147,684 lekë me dëm ekonomik për buxhetin e Ndërmarrjes,
në kundërshtim me ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe
kontrollin” neni 8 “Përgjegjshmëria menaxheriale e titullarit” dhe UMF nr. 30, datë
27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik” i ndryshuar, pikat 35/b dhe 36.

Drejtori i Ndërmarrjes ka përfituar padrejtësisht vlerën 30,000 lekë për kompensimin të shërbimit të transportit, në muajin dhjetor 2013 dhe janar 2014 e cila përbën dëm ekonomik, në shkelje të ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë” i ndryshuar neni 2, pika 2.

Nga zyra e financës nuk është kryer ndalesa për tatimin mbi të ardhurat nga shpërblimet në vlerën 16,500 lekë në 30 raste, dëm ekonomik për shpërblimet e akorduara gjatë vitit 2015, në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar, neni 8 dhe UMF nr. 31 datë 29.12.2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 5, datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi të ardhurat të ndryshuar”.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025
AKTUALITET

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025
BOTA

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025
AKTUALITET

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025
Para

Hapje e negociatave me Mozzikun/ Rama ‘mban veten me të mira’ mes shqiptarëve në Berlin

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com