“O më thoni të bëj Kadastrën, o më thoni të bëj qokën”/ Deklarata e Lames teksa njofton vendet e reja të punës

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame njoftoi hapjen e 74 vendeve të punës në rang vendi në këtë institucion.

Njoftimin e përcolli dhe me një apel drejtuar familjarëve, por edhe deputetëve dhe miqve të tij: Mos hajdeni të më kërkoni të punësoj njerëz. O më thoni të bëj Kadastrën o më thoni të bëj qokën.. të dyja bashkë nuk bëhen”.

Lame tha se janë 74 vende vakante dhe ftoi të gjithë të interesuarit të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj agjensie.

“Ju lutem mos më ndërhyni për punësimet. Duhen profesionistë dhe jo miq. Të gjithë kërkojnë të zgjidhin nyjen e pronës, e cila zgjidhet vetëm me profesionistë … Reforma për rritjen e profesioamnlizmit të do të vijiojë. Sot po lajmëroj hapjen e garës për punësimin e 74 specilaistëve në zyrat e kadastrës. 74 vende të lira në kadastër në profesione të ndryshme Ju lutem mos më ndërhyni për punësimet. Duhen profesionistë dhe jo miq. Të gjithë kërkojnë të zgjidhin nyjen e pronës, e cila zgjidhet vetëm me profesionistë . O më thoni të bëj Kadastrën, ose qoka me miqtë. Të dyja nuk bëhen”, tha Lame.

LEXO EDHE  Transmetimi i gazit, ERE i refuzon Albpetrolit licencën, nuk plotësoi kriteret