Arbana Osmani mbrëmë i surprizoi të gjithë, pasi u shfaq duke bërë lidhje direkte nga stadiumi ku do luhej sfida Francë-Shqipëri. Nga prezantuese ajo tregoi se di të jetë dhe gazetare sportive.
Mësohet se në Paris, Arbana është së bashku me atë që mendohet se është partneri i saj, regjisorin Eduart Grishaj, i cili i bën dhe fotot moderatores.
Arbana duket mjaft në formë në foton e fundit të publikuar në profilin e saj, ndërsa bën një deklaratë dashurie për kryeqytetin e Franës: “Të dua Paris”.
Pas këtij dedikimi, Xhemi Shehu nuk ka ngurruar të ngacmojë sërish Arbanën. Ajo i shkruan Arbanës se “ta ka qarë foton Parisi”, duke e thumbuar për Eduartin.
Ndërkohë nga Arbana kjo gjë është kaluar në heshje, pasi nuk i ka kthyer përgjigje mikes së saj.