KPA kundër Komisionerit Publik, vendos që..

Gjyqtari i Gjykatës Administrative të shkallës së parë  Gentian Medja do të jetë ditën e hënë para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për të mësuar lidhur me fatin e tij, nëse do të jetë apo jo më pjesë e gjyqësorit.

Kundër  gjyqtarit Medja  bëri ankim në KPA, Komisioneri Publik, i cili ishte kundër vendimit të KPK-së që e konfirmoi në detyrë. Medja u konfirmua në detyr në datë 5 nëntor 2018, por për Komisionerin Publik, seanca në KPK nuk ishte e rregullt, pasi nuk u shqyrtua ana profesionale e tij.

Pikërisht për këtë qëllim Komisioneri Publik kërkoi që KPA të kryente një vlerësim paraprak të vlerësimit profesional për këtë subjekt, duke u mbështetur në metodologjinë e propozuar.

Por kërkesa e Komisionerit Publik është rrëzuar nga KP, e cila e konsideruar të padrejtë, duke marrë parasysh në këtë mënyrë vetëm dokumentacionin e sjell nga Shkolla e Magjistraturës dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor për këtë subjekt.

Pasi rrëzoi Komisionerin Publik, KPA ka vendosur që në orën 10 të kësaj të hëne të dëgjojë konkluzionet e palëve dhe më pas të jap vendimin.

Njoftimi i KPA

Medja  i Apelimit zhvilloi më datë 26.07.2019, ora 13:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.29/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 60, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentian Medja.

LEXO EDHE  “Po më ndjek mafia ruse”, motra e socialistit ‘ngre në këmbë’ policinë/ Kush është i riu i zhdukur

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, kryesuesja e seancës prezantoi aktet e sjella nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Shkolla e Magjistraturës, në përgjigje të kërkesës së Kolegjit drejtuar këtyre institucioneve.

Krahas këtyre akteve, subjekti i rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues marrjen në cilësinë e provës edhe të disa akteve të reja të depozituara prej tij, dy prej të cilave, vendime të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi metodologjinë e vlerësimit profesional, në kuadër të procesit të rivlerësimit.

Trupi gjykues vendosi marrjen në cilësinë e provës të të gjitha akteve të depozituara gjatë seancës së sotme dhe marrjen në konsideratë të dy vendimeve të mësipërme, në funksion të shqyrtimit të çështjes.

Komisioneri Publik kërkoi kryerjen prej Kolegjit të një vlerësimi paraprak profesional për subjektin e rivlerësimit, mbështetur në metodologjinë e propozuar.

Trupi gjykues vendosi të mos pranojë kërkesën e Komisionerit Publik, si dhe vendosi mbylljen e  shqyrtimit gjyqësor, duke ftuar palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare në seancën e datës 09.09.02019, ora 10:00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.