Ish-ministër në qeveritë socialiste dhe ish-deputet, Elmaz Sherifi, përmes një komenti në rrjetet sociale, shkruan se Partinë Socialiste e kanë uzurpuar të ardhurit nga partitë e tjera.
Sherifi shkruan se socialistët janë vetëm për të votuar, pasi drejtimin e kanë Rilindasit.
“Nëse nuk e besoni, analizoni një për një listat e tyre. Por kjo mbulohet me propagandë, për të mbajtur në gjumë socialistët e ndershëm e të aftë, të cilët mund të marrin përgjegjësi shtetërore. Prandaj ata do të mbeten vetëm votues, sepse nuk janë të “aftë për t’u korruptuar”, pasi ajo është politika për të bërë karierë në atë parti.
Pra, socialistët nuk do kenë shanc të marrin përgjegjësi, sepse duhen many/para për t’u futur në lista, dhe ata do të duhet të jenë të “lumtur” të votojnë ata që u ofron Rama. Kur të rekomanduarit dalin me “cene”, përgjegjësinë nuk e kanë ata që i ofruan dhe i mbrojnë sa mundin, por socialistët që nuk kanë qenë vigjilentë”, shkruan Sherifi.
Postimi i Elmaz Sherifit
Termi “State Capture”/kapja e shtetit nga krimi eshte perdorur perhere te pare nga Banka Boterore ne vitin 2000 per shtete aziatike. Ne Shqiperi u perdor nga Departmenti Amerikan i Shtetit kur qeveriste Partia Demokratike dhe artikuloi “State Capture”.
Une ne ato kohe bera nje shkrim te Gazeta Panorama dhe beja vrejtje per “qeverisjen” e Partise Socialiste nga Edi Rama, dhe trajtova, se ne Shqiperi ka edhe “Party Cupture” !
Mengjesin e nje dite te diele kete term ma rikujtoi miku im Ben Blushi, kur ishte ne prag te krijimit te “Libres”. Nuk ka vetem state capture, por edhe Parti Cupture- me tha.
Prandaj askush nuk duhet te cuditet pse edhe ne votimet vendore te 30 qershorit qe kishte vetem nje kandidate, perseri po dalin kryetar bashkie te inkriminuar.
Kjo ndodh se Partine Socialiste e uzurpuan te ardhurit nga parti te tjera. Socialistet e afte e te ndershem duheshin dhe duhen per te votuar, ndersa “Rilindasit”, kane ardhur per ti drejtuar.
Rama tha se Valdin Pjetri ishte i PD ! Po Edi Rama e shume te tjere ministra, deputet e kryetar bashkie, a nuk erdhen nga PD ?
Nese nuk e besoni, analizoni nje per nje listat e tyre. Por kjo mbulohet me propagande, per te mbajtur ne gjume socialistet e ndershem e te afte, te cilet mund te marrin pergjegjesi shteterore. Prandaj ata do te mbeten vetem votues, sepse nuk jane te “afte per tu korruptuar”, pasi ajo eshe politika per te bere kariere ne ate parti..
Pra, socialistet nuk do e kene shanc te marrin pergjegjesi, sepse duhen many/para per tu futur ne lista, dhe ata do te duhet te jene te “lumtur” te votojne ata qe u ofron Rama. Kur te rekomanduarit dalin me “cene”, pergjegjesine nuk e kane ata qe i ofruan dhe i mbrojne sa mundin, por socialistet qe nuk kane qene vigjilente.
E keni pare me sa stoicizem i ka mbrojtur Rama te inkriminuaret ? Madje dhe kur i heq nga qeveria, u jep funksione drejtuese ne parti ! Kjo ndodh se Partia Socialiste nuk funksionon me si nje subjekt politik statutor, prandaj dhe qeverisja nuk eshte kushtetutese e institucionale…