• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Memoriali i thyer turk, kur urrejtjen e nxit Lali dhe Babloku

23:25 : 30/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Teksa qytetarët futeshin skutave të hijeve në mbrojtje nga vapa, në mesin e korrikut, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj jepte urdhër gojor që të ngrihej memoriali turk, në nder të viktimave të së ashtuquajturit “grusht shteti” në Turqi, në vitin 2016. Dërgoi zëvendësin e tij Arbër Mazniku (një qokaxhi i lindur), në atë eveniment me përfaqësues nga ambasada turke dhe me “jeniçerë” të rinj, që mbanin flamuj e pankarta në duar.

Reagimet për ngritjen e këtij memoriali erdhën të njëpasnjëshme, përfshi edhe të shumë personaliteteve shqiptare të disporës në Amerikë. Më shumë se një gjest human, ishte një kleçkë politike, ku presidenti turk Rexhep Taip Erdogan mundohet që të shtrijë ndikimin në vende pa bosht e me politikanë lëhtësisht të shitshim si në Shqipëri.

Sot ai memorial është dëmtuar. Lali Eri mund ta quajë edhe “përdhosje të njerzillëkut” por çekani që ra mbi një pllakë mermeri të pashpirt, është kambana e alarmit se kreu i bashkisë dhe kryeministri fusin qytetarët e tyre në një konflikt të kotë, e mbi të gjitha për diçka që nuk na përket.

Gjesti në dukje duket i dënuashëm ndaj çdo memoriali, por fort i dënueshëm moralisht dhe ligjërisht është i drejtuesve që vendosin të ngrejnë lapidare për ngjarje dhe simbolika që nuk i përkasin shtetit tonë. BE dhe SHBA nuk e kanë konsideruar tentativën për të rrëzuar Erdogan si “grusht shteti”, apo “puç ushtarak”. Për atë ngjarje Erdogan bëri përgjegjës Fetulla Gylen, klerikun që jeton në SHBA, për të cilën ka kërkuar ekstradim, por i është mohuar prerazi disa herë nga qeveria dhe gjykatat në SHBA.

Lexo edhe:

Pronari i bujtinës në Theth e pranon: U kam dhënë 5 milionë lekë ryshfet policëve!

Pasuria e dhëndrit të Orban nxit debat në Hungari/ Biznes apo nepotizëm?

Dhe vjen një ditë që Lali Eri i bashkisë Tiranë dhe kryeministri Edi Rama pranojnë të ngrejnë memorialin turk, në nder të atyre që mbrojtën me jetë sistemin politik, apo regjimin e Erdogan.

Ai çekan që hoqi një copëz mermer të memorialit është gjest, i nxitur nga urrejtja ndoshta jo kundrejt regjimit të Erdogan, pasi një të ngjashëm e kemi në Shqipëri dhe jetojmë çdo ditë me të, por kundër “turqizmit” të vendit. Një debat që ka shumë diskutime, por për Shqipërinë është një “luks me pasoja” të futet në vallen që e hapi Lali ynë.

Që të ngrihet një memorial, apo edhe vendosja e një emri rrugë me parë duhet të kalojë në Këshillin Bashkiak. Asnjë nga këto nuk ka ndodhur, por ai “objekt pa leje” u lartësua nën izmin e “kardashëve” të Erdoganit, që me të drejtë mund ti konsiderojë si “cok guzel dylberë”.

Të papërgjeshëm për veprimet me kokën e ulur para të akuzuarit si diktator Erdoganit, Rama dhe Veliaj kanë nxitur qytetarët e tyre të grinden për një çështje që nuk u takon dhe për më shumë me mjaft rrezik. E ngritën atë memorial dhe sot shijojnë shfaqjen “tragjikomike” të shkruar prej tyre, por aktorë bëhen qytetarë që shajnë e kërcënojnë sho-shoqin në shqip, në rrënjë e degë: “ ti je turk me çallmë”-shfryn njëri… “ti je kaurr grek”-kërcënon tjetri. Një ngjarje e pandodhur më parë, e pa nevojshme por që e hapi zanafillën me izmin e Lali Erit dhe më mbështejen e Ramës.

Edhe për kaq pak në dukje, prokuroria mund të niste hetimet, pasi u shkel ligji për ngritjen e memorialëve dhe simbolikave të tjera në territorin e Bashkisë Tiranë. Por kjo nuk ka ndodhur, as nuk do të ndodhë për aq kohë sa institucioni i akuzës ka një “filial” të sajin në kryeministri apo bashki. Sa për urrejtjen e shtuar dhe nxitjen kundër simbolikave turke, kjo mund të jetë e tepërt. Protesta qytetare duhet bërë para bashkisë dhe kryeministrisë dhe urrejtja nuk shprehet me çekan në dorë, natën, mes harlishteve dhe me copëtimin e pllakave të mermerta. Përgjgjegjësia është tjetërkund, në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit” dhe e dy njërëzve, Lalit dhe Bablokut.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pronari i bujtinës në Theth e pranon: U kam dhënë 5 milionë lekë ryshfet policëve!

22:05 : 15/07/2025
BOTA

Pasuria e dhëndrit të Orban nxit debat në Hungari/ Biznes apo nepotizëm?

21:51 : 15/07/2025
SPORT

Egnatia shpërfytyrohet në Islandë, ekipi vendas i shënon 4 gola në pjesën e parë

21:50 : 15/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Dhunoi ish-bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari

21:39 : 15/07/2025
BOTA

BE-ja dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

21:35 : 15/07/2025
SPORT

Katastrofë për Egnatian, rrogozhinasit pësojnë edhe golin e tretë në Islandë (Video)

21:34 : 15/07/2025
Para

Operacioni "fshesa" në bashkitë e opozitës/ Largohen edhe gra

TË GJITHA

Pronari i bujtinës në Theth e pranon: U kam dhënë 5 milionë lekë ryshfet policëve!

22:05 : 15/07/2025

Pasuria e dhëndrit të Orban nxit debat në Hungari/ Biznes apo nepotizëm?

21:51 : 15/07/2025

Egnatia shpërfytyrohet në Islandë, ekipi vendas i shënon 4 gola në pjesën e parë

21:50 : 15/07/2025

EMRI/ Dhunoi ish-bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari

21:39 : 15/07/2025

BE-ja dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

21:35 : 15/07/2025

Katastrofë për Egnatian, rrogozhinasit pësojnë edhe golin e tretë në Islandë (Video)

21:34 : 15/07/2025

Karamuço: Nga zbërthimi i “Matrix” do të zbardhet fati i Ervis Martinajt dhe Talo Çelës

21:26 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com