Mësues dhe infermierë duhet të zgjidhen në krye të Organizatave Socialiste. Kjo është porosia që Taulant Balla, me cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm socialist, i ka dhënë drejtuesve të degëve të PS-së për Veriun, gjatë takimit të organizuar në Shëngjin, ku ishte prezent edhe Kryeministri Edi Rama.
Balla ka kërkuar që kryetarët e Organizatave Socialiste duhet të zgjidhen deri më 16 Tetor, ku do të përfshihen njerëz me integritet.
Ndërkohë ai ka kërkuar që delegatët për Kongres duhen zgjidhen deri më 9 Nëntor, si dhe regjistri elektronik i anëtarsisë të kryhet deri më 5 Shtator.