Sulmohet me gurë autobusi me shqiptarë, po shkonte drejt Gjermanisë

Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me gurë autobusin e linjës Prishtinë-Frankfurt, në momentin që ai po kalonte përmes Krushevacit në Serbi.

Autobusi me targa të Shqipërisë i përket një agjensie udhëtimesh në Kosovë.

LEXO EDHE  Faktet e reja për Mark Babanin/ Ja ç’thonë dokumentet autentikë të burgjeve italiane

Nga sulmi me gurë raportohet se ka vetëm dëme materiale, ndëra policia serbe ka nisur hetimet.

Në autobus ka pasur pasagjerë shqiptarë që kishin si destinacion Gjermaninë.