Shpenzimet e luksit të Gjonajt/ “Shqiptarët nuk janë budallenjë, ministrja hajdute nuk di ç’të thotë”

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka thyer heshtjen mediatike duke reaguar në facebook për herë të parë mesditën e sotme, lidhur me akuyat e shpërdorimit të parave të publikut në hotele me 5 yje, teksa shkonte jashtë vendit nëpër seminare. Për Gjonaj gjithçka është tymnajë.

Por kundërreagimet kanë qenë të menjëhershme. Ish deputetja Albana Vokshi i thotë Gjonajt s enuk mund të bëjë shqiptarët për budanllenj me mënyrën sesi reagon.

Sipas Vokshit, faturat janë e zeza mbi të bardhë dhe Gjonajn nuk e ka detyruar njeri të shpenzojë paratë e qytetarëve në hotele lukzoze në vend që të sistemohej në hotele të thejshta.

Postimi i plotë

Reagimi i Etilda Gjonit për hotelet luksoze me çmime sheikësh, ku qendron gjatë vizitave zyrtare, tenton të bëjë shqiptarët për budallenj.

Faturat janë të shkruara e zeza mbi të bardhë.

Dhoma e luksit me 700 euro nata:

  1. Është në emrin e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
  2. Është dhomë teke.
  3. Është dhomë e paguar për 1 person, ku, normalisht, nuk mund të gjente strehë gjithë delegacioni, siç mashtron ministrja e Edi Ramës.
LEXO EDHE  Humb jetën vajza e re. Dyshimet e policisë

Edhe kontrollin e brendshëm e ka porositur sa për të larë duart me opinionin publik, që e refuzon luksin e qeverisë së vendit më të varfër në Europe! Askush nuk e ka detyruar Etildën të zgjedhë hotele me 5 yje gjatë vizitave të saj, vizita të cilat nuk rezultojnë në kohë bumi turistik, që Etilda të mos gjejë një dhomë të zakonshme, pa shumë luks dhe komoditete të tjera speciale.

Dhe, së fundi, zonja ministre e një qeverie hajdute gënjen edhe për kohën e publikimit të lajmit, i cili është shpërndarë parmbrëmë, jo para 24 orësh, siç përpiqet të mashtrojë Etilda, në mënyrë që të justifikojë heshtjen e gjatë për shpenzimin e parave publike si t’i kishte fituar në bixhoz.