Merkel: Një marrëveshje mbi Brexit është e mundur deri më 31 tetor

Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot se një marrëveshje mbi Brexit me Britaninë e Madhe është e mundur deri më 31 tetor.

“I thashë (Boris Johnson, kryeministri britanik) se atë që doni ta bëni në dy ose tre vite, mund ta bëni në 30 ditë, ose edhe deri më 31 tetor”, deklaroi Merkel gjatë një vizite në Hagë.

LEXO EDHE  Pas Shqipërisë tërmeti lëkund Italinë! Ja sa ballë ishte

Pasi kishte pritur të mërkurën në Berlin, Boris Johnson-in, Kancelarja Gjermane kishte theksuar se “ishte e mundur që të arrihej brenda 30 ditëve një marrëveshje e negociuar për një dalje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian”.