Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, të identifikuar si Elton Barameta, i cilësuar si koka e trafikut të drogës në Reggio Emilia.
Policia italiane gjithashtu i sekuestroi 28-vjeçarit, 3 kg kokainë.
Barametës në momentin e arrestimit iu bllokuan 30 mijë euro dhe një automjet. Mediat italiane raportojnë se 28-vjeçari nuk ishte thjesht një shpërndarës, por një furnitor.