Një tjetër rast kanosjeje është shënuar ndaj turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë e bukur por që për shumë prej tyre rezulton të jetë një eksepriencë e hidhur.
Padyshim që rasti i Porto Palermos bëri shumë zhurmë në mediat shqiptare por edhe rrjetet sociale, megjithatë edhe raste të tjera sporadike flasin shumë për gjendjen e turizmit.
Një tjetër çift, tanimë një çift gjerman janë sulmuar nga shqiptarët duke i vjedhur gruas një valixhen në të cilën kishte sendet personale. Ka qenë vetë turistja që kishtë bërë denoncimin e në polici ku shpjegon se si një person i ka vjedhur valixhen e saj personale.
Denoncimin e këtij rasti e ka bërë publike gazetarja Anila Hoxha e cila e ka ndarë ngjarjen me ndjekësit e saj në Facebook.
Denoncimi i gazetares
Vazhdojme…. pas hungarezit qe i thyen xhamat e makines ne Shengjergj, ankohen gjermanet! Ana Lucia Barroso dhe Steen Thorston banues ne Hanover, kallzojne ne polici se ne oren 11.30 ne Tirane,ne rrugen Petro Marko, nje person i paidentifikuar ju rrembeu valixhen brenda te ciles kishin veshje dhe sende personale !