Bashkë të dy. Nën dritën e hënës dhe nën tingujt e muzikës franceze, Gjergj Xhuvani dhe Fatos Baxhaku shfaqen duke kënduar.
Kjo është pamja e xhiruar pak kohë më parë, kur të dy, Xhuvani dhe Baxhaku, ishin gjallë dhe ishin bashkë. Ata të përqafuar e të gëzuar këndojnë këngën franceze “formidable”, “shkëlqyer” dhe dëgjohet të citojnë disa nga vargjet e saj. “Ti ishe shkëlqyer, unë isha shkëlqyer, ne ishim shkëlqyer”, thonin njëzëri ata.
Por tashmë ata janë larguar nga kjo botë, njëri pas tjetrit dhe pas kanë lënë veprën e tyre dhe kujtimet. Një prej këtyre kujtimeve është dhe kjo video e publikuar nga Gerta Qurku, e cila shprehet se tashmë ka mbetur veç trishtimi.